☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 99.05 ▲3.68%
ARI 4,824 ▼3.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,240 ▼ -4.38% ETH $2,198 ▼ -5.83% XRP $1.4664 ▼ -4.05% SOL $90.2600 ▼ -4.98%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 99.05 ▲3.68 % ARI 4,824 ▼3.68 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 99.05 ▲3.68 % ARI 4,824 ▼3.68 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Politika

Basha: Rama-Meta, 4 vjet kanë luajtur telenovela me shqiptarët

Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar një takim me banorët e Njësisë 4 dhe 8 në Tiranë. Gjatë fjalës së tij Basha tha se për herë të parë zyrtarët që abuzojnë me detyrën, kanë më shumë shans që të përfundojnë në burg se sa në Parlament. Kjo sipas tij, erdhi në saj të marrëveshjes që opozita ka bërë me Partinë Socialiste me 18 maj 2017.

“Tashmë ka ardhur fundi i Republikës së Vjetër, fundi i politikanëve që përmes ndryshimeve Kushtetuese ju do të keni në dorë fatet e politikanëve. Deri më sot,  politikanët kanë pasur në dorë fatet e shqiptarëve  dhe me ndryshimin që ka ndodhur, do të jenë qytetarët që kanë në dorë fatet e politikanëve, – tha Basha. – Edi Rama nga mëngjesi deri në darkë e ka mendjen që të jetë në qendër të vëmendjes. Ai tjetri mori daullen në Kukës. Gjithçka vetëm për veten e tyre. Ata kanë bërë 4 vjet telenovela, si Ezeli. Kjo është politika e Republikës së Vjetër, për të hequr vëmendjen nga çështja kryesore, që është ekonomia, papunësia, mungesa e shpresës. Këta ia kushtuan vendit kolapsin në ekonominë”.

Sipas Bashës, “Rama premtoi shëndetësi falas dhe shëndetësia është në kolaps. Ai nuk flet dot për shëndetësinë, se nuk ka çfarë të thotë, nuk flet për arsimin se s’ka bërë asgjë. Kohën e kishte, lekët i kishte, mandatin e kishte, por ai nuk i mbajti premtimet”, tha Basha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.