☁️
Tiranë 11°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,433 ▼0.67%
DOW 45,627 ▼0.73%
NASDAQ 21,177 ▼1.08%
NAFTA 97.94 ▲3.66%
ARI 4,567 ▲3.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,188 ▼ -4.11% ETH $1,994 ▼ -3.57% XRP $1.3399 ▼ -1.42% SOL $83.3800 ▼ -4.67%
S&P 500 6,433 ▼0.67 % DOW 45,627 ▼0.73 % NASDAQ 21,177 ▼1.08 % NAFTA 97.94 ▲3.66 % ARI 4,567 ▲3.58 % S&P 500 6,433 ▼0.67 % DOW 45,627 ▼0.73 % NASDAQ 21,177 ▼1.08 % NAFTA 97.94 ▲3.66 % ARI 4,567 ▲3.58 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Kronika

Basha: Rindërtimi i shkollës “Ahmet Gashi” sipas standardeve europiane

lul-basha-ne-shkollen-e-re-525x350Bashkia e Tiranës me një investim prej 224,575,485 lekë po rindërton shkollën “Ahmet Gashi” në kryeqytet, ku do të akomodohen për këtë vit të ri shkollor rreth 1000 fëmijë, ndërsa mësimi do të zhvillohet me një turn.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ndoqi sot nga afër përfundimin e punimeve në këtë shkollë, një investim i Bashkisë së Tiranës.

“Inspektova sot shkollën “Ahmet Gashi”, një shkollë e standardit europian, e ndërtuar tërësisht me fondet e Bashkisë së Tiranës. Ky investim prej afro 3 milionë dollarësh i bashkisë së Tiranës ka bërë të mundur ndërtimin e një shkolle e cila në çdo parametër ka arritur standardin europian, për të cilin duhet të falënderoj projektuesit dhe ndërtuesin e shkollës, i cili në një kohë rekord arriti objektivin e caktuar nga Bashkia e Tiranës”, tha Basha.

Shkolla “Ahmet Gashi”  ka  25 klasa, 6 laboratorë  informatike,  fizike, kimie,  klasa pune,  bibliotekë,  salla polifunksionale, palestër, etj.  Ambientet e jashtme  sportive janë të rrethuara me rrjetë teli, godina ka sistem qendror ngrohje dhe janë vendosur sinjalizimet dhe sistemet e mbrojtjes kundër zjarrit. Gjithashtu, godina është e pajisur me panele diellore që mundësojnë ngrohjen e ujit sanitar për dushet, ndërsa sistemi i furnizimit me ujë është zgjidhur nëpërmjet një depoje betoni 80 000 litra, për të mos patur mungesë të ujit sanitar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.