🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 17 April 2026
S&P 500 7,041 ▲0.26%
DOW 48,579 ▲0.24%
NASDAQ 24,103 ▲0.36%
NAFTA 87.65 ▼3.86%
ARI 4,811 ▲0.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1778 EUR/GBP 0.8705 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 95.7934 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3999 EUR/TRY 52.7894 EUR/JPY 187.51 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1778 EUR/GBP 0.8705 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 95.7934 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3999 EUR/TRY 52.7894 EUR/JPY 187.51 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $75,238 ▲ +1.07% ETH $2,343 ▲ +0.36% XRP $1.4367 ▲ +1.66% SOL $87.7400 ▲ +3.02%
S&P 500 7,041 ▲0.26 % DOW 48,579 ▲0.24 % NASDAQ 24,103 ▲0.36 % NAFTA 87.65 ▼3.86 % ARI 4,811 ▲0.06 % S&P 500 7,041 ▲0.26 % DOW 48,579 ▲0.24 % NASDAQ 24,103 ▲0.36 % NAFTA 87.65 ▼3.86 % ARI 4,811 ▲0.06 %
EUR/USD 1.1778 EUR/GBP 0.8705 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 95.7934 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3999 EUR/TRY 52.7894 EUR/JPY 187.51 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1778 EUR/GBP 0.8705 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 95.7934 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3999 EUR/TRY 52.7894 EUR/JPY 187.51 EUR/CAD 1.6152
17 Apr 2026
Breaking
Politika

Basha thirrje nga Fieri: Të rrëzojmë me protesta Edi Ramën

Kryetari i PD, Lulzim Basha ishte ditën e sotme në Fier, ku mori pjesë në 27-vjetorin e themelimit të degës në këtë qytet.

Nga këtu, Basha ka bërë edhe një herë thirrje që shqiptarët të dalin në protesta, për të rrëzuar këtë qeveri, sipas tij, të korruptuar dhe inkriminuar.

“I bëjmë thirrje kurajos më të lartë të qytetarëve t’i bashkohen Partisë Demokratike për rrugën e daljes. Partia Demokratike do të tregojë me vepra dhe jo me fjalë se është gati t’i prijë shqiptarëve për të rikthyer shpresën se të nesërmen do ta ndërtojmë në vend.

Saimiri Tahiri përfitoi miliona nga trafiku i drogës dhe është i lirë, ndërsa Estref Halili, i riu 22 vjecar, vari veten në burg një vit më parë për 2 gram hashash. Sot e gjithë qeveria është ngritur në këmbë për Saimir Tahirin, por asnjë nuk tha një fjalë për 22 vjecarin që ndërpreu jeteë për 1 cigare hashash. Edi Rama u bë edhe prokuror, edhe gjykatës për të mbrojtur Saimir Tahirin” deklaroi ai.

Gjatë fjalës së tij, Basha nuk ka harruar pa përmendur edhe zhvillimet më të fundit të dosjes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit.

“Menjëherë pas emërimit të Ramës Kryeprokuror, Saimir Tahirit ia kthyen pasaportën. Orest Sota u la i lirë sepse Edi Rama e do me cdo kusht mbylljen e dosjes, sepse ky është fundi i qeverisjes së tij.

Rama bëri fushate 1 vit duke akuzuar opozitën se nuk donte vettingun. Sot e zgjodhi kryeprokurorin pa vetting. Sepse e kanë jetike pengimin e reformës së vërtetë në drejtësi.

Por ne nuk do ta lëmë vendin peng të korrupsionit, të krimit. Eshte iluzion per kedo qe te besoje se nje kryeminister i i kapur nga krimi, do te kete vullnet te luftoje krimin dhe dhe te beje reformen zgjedhore. E kunderta eshte e vertete” deklaroi Basha.

1 Koment

  • Afrim Preshevai 06 January 2018, 16:01

    Nderrimi i pushtetit nga rruga behet me revolucion...i humbet zgjedhjet ne menyre katastrofale e tani doni te imitoni Che Gevaren...e dime se cilet jeni ju dhe si e drejtuat shtetin kur ishit ne pushtet e posacerisht me 1997 ...prandaj mjaft me me keto thirrje bajate per protesta se shqipetaret kane filluat ta kuptojne se cilet jeni ju dhe cka keni bere per Shqiperine kur ju ishit ne pushtet.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.