🌤️
Tiranë 27°C · Kryesisht kthjellët 18 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 85.37 ▲1.03%
ARI 4,450 ▼0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,338 ▲ +1.21% ETH $1,900 ▼ -0.01% XRP $0.9988 ▼ -0.49% SOL $75.9300 ▲ +0.61%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 85.37 ▲1.03 % ARI 4,450 ▼0.52 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 85.37 ▲1.03 % ARI 4,450 ▼0.52 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Kosova

Koci: LNG-ja amerikane nuk është “gaz rus”, po përhapen narrativa të rreme

Analisti politik Melazim Koci ka reaguar ndaj debateve që kanë shoqëruar ofertën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për furnizimin e Kosovës me gaz të lëngshëm natyror (LNG), duke i cilësuar si të pavërteta pretendimet se bëhet fjalë për “gaz rus” ose “gaz të Azerbajxhanit”.

Në një reagim publik, Koci ka thënë se propozimi amerikan për diversifikimin e burimeve energjetike është komentuar nga disa qarqe me “doza të larta cinizmi” dhe me narrativa që, sipas tij, nuk përputhen me realitetin.

“Oferta e SHBA-ve për të furnizuar Kosovën me gaz të lëngshëm (LNG) nga spekulantët e narrativave është komentuar me dozat më të larta të cinizmit: pretendohet madje se ky qenka ‘gaz i Azerbajxhanit dhe Rusisë’”, ka shkruar Koci.

Ai e ka cilësuar si paradoksale dhe të papranueshme që një ofertë amerikane për siguri energjetike të etiketohet si produkt i interesave ruse.

“Është paradoks dhe paturpësi ekstreme që një propozim për diversifikim energjetik nga SHBA-të të etiketohet në këtë mënyrë”, ka theksuar ai.

Sipas Kocit, LNG-ja amerikane vjen nga tregu i Shteteve të Bashkuara, të cilat aktualisht janë ndër prodhuesit më të mëdhenj të gazit natyror të lëngshëm në botë, ndërsa qëllimi i projekteve të tilla është pikërisht reduktimi i varësisë nga burimet energjetike të kontrolluara nga Rusia.

Ai ka paralajmëruar se përhapja e narrativave të tilla mund të ndikojë negativisht në proceset vendimmarrëse dhe në orientimin strategjik të Kosovës.

“Ta kthesh një çështje të sigurisë energjetike në një narrativë të rreme politike nuk është vetëm hipokrizi, por edhe një shembull se si dezinformimi mund të përdoret si instrument i luftës hibride kundër Kosovës”, ka deklaruar Koci.

Sipas tij, qëllimi i këtyre narrativave është krijimi i konfuzionit, rritja e mosbesimit në opinionin publik dhe dobësimi i orientimit gjeopolitik të vendit.

Në fund të reagimit, analisti ka shprehur shqetësimin që këto pretendime po vijnë nga brenda Kosovës.

“Do të mund t’i kuptoja motivet pas kësaj narrative nëse do të vinte nga Beogradi apo Moska; por kur buron nga Prishtina, ajo bëhet e neveritshme dhe shumë e turpshme”, ka përfunduar ai./Telegrafi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.