🌡️
Tiranë 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 115.68 ▲2.91%
ARI 4,665 ▼0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,666 ▼ -0.77% ETH $2,105 ▼ -1.17% XRP $1.3120 ▼ -1.93% SOL $79.6900 ▼ -2.71%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.68 ▲2.91 % ARI 4,665 ▼0.42 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.68 ▲2.91 % ARI 4,665 ▼0.42 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Amerika

Bashkëshortja e Trump “kopjoi fjalimin e Michelle”

Bashkëshortja e Donald Trump tërhoqi dritat e prozhektorëve mbrëmjen e çeljes së konventës republikane në Ohajo, ku përgjatë një jave do të shtrohen çështje të ndryshme që shqetësojnë amerikanët dhe propozimet për zgjidhjen e tyre sipas këndvështrimit të figurave të rëndësishme të kësaj partie.

Në fjalimin e parë të rëndësishëm të saj, Melania Trump, e cila thuhet të ketë punuar me një profesionist, u fokusua tek ajo që e cilësoi “fushata e pagjase” e bashkëshortit të saj.

Ai është i ashpër atëherë kur duhet, por edhe i dashur e kujdesshëm dhe ndonëse mirësinë nuk e shpreh gjithmonë, është aty për sytë e të gjithëve. Kjo është dhe një nga arsyet përse unë rashë në dashuri me të, tha bashkëshortja e miliarderit Njujorkez, fjalimi i së cilës, i mbushur me nota personale, ra në kontrast me të tjerët që u përqendruan në lajtmotivin: “ta bëjmë Amerikën përsëri të sigurt”.

Por ish-modelja sllovene u akuzua shumë shpejt për plagjiaturë. Analistët vunë re disa ngjashmëri  mes pohimeve të saj dhe një fjalimi të mëhershëm të zonjës së parë, Michelle Obama.

Përpara nisjes se Kuvendit republikan, barrikada policie ishin vendosur në rrugët kryesore dhe kryqëzime në qendër të Clevelandit, për të parandaluar sulme të ngjashme me atë të Nice-s në Francë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.