🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,932 ▲ +0.18% ETH $2,048 ▼ -0.44% XRP $1.3082 ▼ -0.43% SOL $80.0900 ▲ +0.14%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Bota

Bashkëthemeluesi i firmës “Mossack Fonseca” Jürgen është djali i një drejtuesi të Njësisë famëkeqe naziste “SS”

Njëri prej bashkëthemeluesve të zyrën ligjore Mossack Fonesca, e vënë së fundi në qendër të megaskandalit “Panama Papers” është pasardhës i një familjeje të lidhur drejtpërdrejt me regjimin nazist të Adolf Hitlerit në Gjermani. Bëhet fjalë për avokatin Jürgen Mossackun, i cili në vitin 1977 themeloi një zyrë ligjore, ku 7 vjet më vonë ftoi në bashkëpunim Ramon Fonescën, partnerin tjetër me të cilin u takuan në një profilizuan zyrën për veprime fiksale ligjore që do të merrte më pas karakter ndërkombëtar. Këtë histori e ka rrëfyer për britaniken Daliy Mail, vëllai nga babai i Jyrgen Mosakut, Horst, i cili jeton në Bavari dhe shprehet i tronditur nga skandali më i fundit.

Jyrgen Mossack i lindur në Gjermani në vitin 1948 është djali i një pjesëtari të regjimentit famkeq “Totenkopf” që njihet si divizioni i kokave të të vdekurve, pjesë e njësisë elitare të trupave naziste “SS”. Erhard Mossack kishte grada të larta në këtë divizion. Është zbuluar se pas luftës së dytë botërore Erhard Mossack, babai bashkëthemeluesit të zyrës së avokatisë “Mossack Fonesca” u kap nga agjentët e CIA-s në Mynih, gjatë aksioneve të vazhdueshme për kapjen e ish-zyrtarëve të regjimit nazist. Në mënyrë misterioze, familja e nazistit Erdard Mossack zhvendoset në Amerikën Latine në vitin 1948, ku sipas Daily Mail rezulton se i ka punuar si agjent i CIA-s në Kubë, nga ku u ka dërguar autoriteteve amerikane vazhdimisht informacione. Më pas rezulton të ketë përfunduar në Panama bashkë me familjen, për t’u rikthyer sërish në Gjermani, në rrethana të paqarta në vitet ‘70.
Mediat gjermane i janë drejtuar për informacione shërbimi aktual i inteligjencës në Gjermani BND. Kjo agjenci e konfirmon se Erhard Mossack ka pasur dosje që datojnë nga periudha naziste por nuk ka dhënë detaje, duke u justifikuar se nuk donte të zbulonte informacione që mund të ishin të rrezikshme për sigurinë e qytetarëve gjermanë.
Jyrgen Mosak kishte preferuar të qëndronte në Panama ku pasi mbaroi studimet, themeloi zyrën e tij të avokatisë në moshën 29-vjeçare. Veç gjysmëvëllait  Jyrgen ka Horst ka edhe një motër dhe një vëlla tjetër të quajtur Peter, i cili aktualisht është konsull nderi i Panamasë në Frankfurt.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.