☁️
Tiranë 14°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 97.70 ▲2.35%
ARI 4,686 ▼4.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $70,000 ▼ -4.28% ETH $2,169 ▼ -4.73% XRP $1.4582 ▼ -2.19% SOL $89.6200 ▼ -2.72%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 97.70 ▲2.35 % ARI 4,686 ▼4.29 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 97.70 ▲2.35 % ARI 4,686 ▼4.29 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Bashkia e Tiranës: Çmimet për shpronësimet te Bulevardi i Ri janë përcaktuar me VKM

Bashkia e Tiranës reagon pas protestave të banorëve, banesat e të cilëve preken nga projekti i Bulevardit të Ri.

Bashkia thekson se është e gatshme të ndihmojë të gjitha familjet që preken nga ky projekt, brenda hapësirave ligjore, por sqaron se vendimi për shpronësimin e tyre është marrë nga Këshilli i Ministrave që në nëntorin e vitit 2013.

Referuar këtij vendimi, Bashkia e Tiranës sqaron edhe një herë se ajo është përcaktuar vetëm që të shpërndajë dëmshpërblimet për pronarët dhe poseduesit e pasurive të paluajtshme, sipas masës përkatëse të përcaktuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave.

“Roli i Bashkisë së Tiranës në këtë proces është të dëmshpërblejë familjet sipas tabelës shoqëruese të VKM-së nr. 752, datë 5.9.2013, dhe nuk ka asnjë funksion në përcaktimin e çmimit të shpronësimeve. Bashkia e Tiranës mbetet e hapur të komunikojë me përfaqësuesit e familjeve të prekura nga shpronësimet për alternativën e propozuar prej saj, duke ofruar si zgjidhje për strehimin e familjeve e shpronësuara banesa sociale ose bonus qeraje”, sqaron Bashkia e Tiranës.

Lidhur me këtë çështje Bashkia e Tiranës ka zhvilluar disa takime me përfaqësuesit e këtyre familjeve, për t’u dhënë zgjidhje shqetësimeve të tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.