Tiranë 6°C · Pjesërisht vranët 27 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,049 ▼ -4.03% ETH $1,986 ▼ -3.77% XRP $1.3249 ▼ -2.73% SOL $82.7700 ▼ -4.52%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Bashkia jep pyjet e Petrelës me qira, të përdoren për agroturizëm

Bashkia Tiranë planifikon që të japë për përdorim me qira një sipërfaqe pyjore në zonën e Petrelës për agroturizëm, sipas një projekt vendimi  për “Shprehjen e pëlqimit në parim për dhënien me qira të pasurisë me nr. 745 dhe 744/2 të llojit “Pyll” ndodhur në Njësinë Administrative, Petrelë”.

Sipas relacionit, me ndryshimet e fundit ligjore  Bashkisë së Tiranës i është kaluar  funksioni për administrimin, qeverisjen dhe rnbrojtjen e fondit pyjor dhe kullosor brenda kufijve Administrativo- Territorial. Pyjet dhe kullotat publike janë transferuar në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Një udhëzim i Ministrisë së Mjedisit parashikon se sipërfaqet mund të jepen në përdorim vetëm për ushtrimin e veprimtarive të parashikuara në legjislacionin në fuqi për pyjet dhe kullotat të tilla si punë kërkimore studimore, mbarështim të florës dhe faunës, qëllime pushimi argëtimi, shëndetësore, veprimtari turistike, rehabilitim dhe pyllëzim etj. Veprimtaritë që do të ushtrohen të jenë në përputhje me planet e tyre te mbarështimit si dhe duhet te sjellin përmirësime te dukshme, te realizojnë investime, te mos cenojne vlerat dhe funksionet natyrore e biologjike.

Bashkia pranon se pranë saj janë depozituar kërkesa që shprehin interes të vazhdueshëm lidhur me përdorirmin e pasurive të llojit pyll të ndodhur në Njësinë Administrative, Petrelë, për pasurinë si më poshtë, sipas funksionit dhe destinacionit që kanë:

  • Pasuria nr. 745, vol um 3, faqe 85, Z.K. 3091, me lloj pasurie “Pyll”, ne pronesi te Shtetit.
  • Pasuria nr. 744/2 ne volum 4, faqe 149, Z.K. 3091, pasuri e llojit “Pyll”, ne pronesi te shtetit

Bashkia ka marrë një propozim të pakërkuar, që e ka vlerësuar pozitivisht, pasi sipas relacionit do të sjellë ndikim pozitiv social ekonomik.  “Dhënia në përdorim me kundërshpërblim e këtyre pasurive sjell një impakt pozitiv social­ ekonomik, pasi rehabilitimi i sipërfaqeve pyjore, mirëmbajtja e tyre si dhe implementimi i planit te biznesit nga subjekti i cili do te lidhë kontratën me Bashkinë e Tiranës, do të sjellë rritjen e  nivelit te punësimit të banoreve në zonën përkatëse”, thuhet në relacion.

Në relacion nuk jepen të dhëna se cili është subjekti që ka bërë propozimin e pakërkuar për të marrë në përdorim zonën pyjore të Petrelës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.