Kosova
Bashkurti: Zgjedhja e Thaçit president, e dobishme për Kosovën
Diplomati shqiptar Lisen Bashkurti u ka bërë thirrje liderëve të partive politike në Kosovë që nëpërmjet dialogut t’i zgjidhin problemet.
Ai në këtë intervistë për “Epokën e re” ka thënë se rruga e vetme, më e drejtë, më e shpejtë dhe pa kosto për tejkalimin e krizës është inicimi sa më parë i dialogut politik midis palëve. Por, sipas tij, dialogu nuk mund të bëhet me kushte në fillim të tij dhe nuk mund të paragjykohet në rezultatet e pritshme të tij. Bashkurti, duke folur për zgjedhjen e presidentit, ka thënë se në momentin politik e ndërkombëtar që kalon Kosova, zgjedhja e Hashim Thaçit president është e domosdoshme, e drejtë, e arsyeshme dhe shumë e dobishme për Kosovën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të saj.