Kosova
Baza e SHBA-së në Kosovë, eksperti: S`do guxojnë më të ngrenë pretendime territoriale
October 26, 2021
0 1 minute read
Ndërkohë, përshkallëzimi solli sulme dhe protestave ndaj Amerikës. Kjo është baza ajrore “Balad”, 80 km në veri të Bagdadit, ku qëndrojnë trupat amerikane. Tri raketa raportohet se janë hedhur sot pranë kësaj baze.
Njohës të çështjeve të sigurisë konsiderojnë se një bazë e përhershme ushtarake e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, do të rriste sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
Qeveria e Kosovës pohoi së fundi se i ka ofruar Shteteve të Bashkuara mundësinë të krijojnë një bazë të përhershme ushtarake në vend.
Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj e paraqiti gjatë vizitës së tij në Washington.
Ish-ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, tha për REF se një bazë e përhershme ushtarake flet shumë për avancimin e raporteve të Kosovës me SHBA-në dhe zgjidhjen e sfidave të shumta që janë në Ballkanin Perëndimor.
Në Kosovë, që nga viti 1999 ekziston kampi ushtarak amerikan i Bondsteelit në Ferizaj.
Dallimi mes këtij kampi dhe një bazë të përhershme ushtarake megjithatë është se kjo e fundit, përbën një mesazh shumë më të qartë për ata “që pretendojnë të marrin territore të cilat nuk u takojnë”.
“Një bazë e përhershme ushtarake e SHBA-ve në Kosovë do të shuante aspiratat e atyre që kanë pretendime territoriale ndaj Kosovës si dhe do të hapte rrugë për marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë”, thotë ai, ndërsa shtoi se në këtë mënyrë do të avancohet bashkëpunimi ushtarak në fushën e sigurisë mes dy vendeve si dhe do të ndihmohet zhvillimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, që po kalon procesin e transformimit në ushtri.