Kronika

Bazo jep sqarime, ja kush ishte Majori shqiptar që pilotonte helikopterin me drogë në Spanjë

Jeronim Bazo, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura ka dalë para mediave për të sqaruar opinionin publik lidhur me ngjarjen e helikopterit të rrëzuar në Spanjë, helikopter që transportonte drogë dhe drejtohej nga Majori shqiptar Sokol Feka.

bazo Teksa ka bërë të njohur një pjesë të karrierës së Majorit në Forcat e Armatosura, Bazo ka thënë se Sokol Feka ishte larguar jashtë shtetit pa leje duke shkelur ligjin. Më poshte deklarata e tij e plotë:

“Shtabi i Përgjithshëm i FA e sheh me vend të sqarojë opinionin publik për atë cfarë përfaqëson major Feka dhe në çfarë rrethana ka ndodhur ngjarja. Major Feka i ështa bashkuar FA në vitin 1993 si student ushtarak në akademinë e aviacionit, për tu diplomuar më pas 1996. Pas titullimit si oficer aktiv ka shërbyer në struktura të ndryshme të forcave ajrore duke kryer detyrat e pilotit, komandantit të ekuipazhit dhe së fundi instructor fluturimit. Në këto detyra ka përformuar përgjithësisht mirë dhe është vlerësuar me këtë perofrmancë.

Është vlerësuar me medalje të shërbimit dhe të karrierës, ka kryer trajnime dhe është certifikuar për të drejtuar helikopterët kuger. Me kërkesë të tij komanda e bazës ajrore Farkë ka miratuar dhënien e një pjese të lejës së paguar vjetore për periudhat 12-31 janar 2015, por në asnjë rast nuk rezulton që major Feka të ketë kërkuar që një pjesë apo të gjithë lejën e akorduar ta kryejë jashtë vendit ashtu sic parashikon ligji për statusin e ushtarakut.

Bazuar në informacionet e marrë nga agjencitë, rezulton që Feka është larguar jashtë shtetit pa lejën e autoriteteve përkatëse dhe për më tepër të përfshihet në një veprimtari të paligjshme që i ka kushtuar edhe jetën. Përmes Ministrisë së Jashtme dhe agjencive të specializuara, Ministria e Mbrojtjes dhe shtabi janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet spanjolle për të hedhur dritë mbi ngjarjen. Shtabi i FA është e angazhuar në mbledhjen e informacionit shterues dhe analizimin e plotë dhe të gjithëanshëm të tij.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button