☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 98.99 ▼2.36%
ARI 4,774 ▲2.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,404 ▲ +2.62% ETH $2,132 ▲ +4.18% XRP $1.3550 ▲ +3% SOL $83.0500 ▲ +2.86%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.99 ▼2.36 % ARI 4,774 ▲2.03 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.99 ▼2.36 % ARI 4,774 ▲2.03 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

BB: Ura e Viroit hapet në prill, gati dokumentet për 12 projekte të tjera

Ura e Viroit në jug të vendit, që lidh Gjirokastrën me pikën kufitare të Kakavijës dhe ka një gjatësi rreth 500 metra, pritet të hapet në muajin prill, sipas vlerësimit më të fundit të publikuar nga Banka Botërore.

Kjo e fundit po mbështet financiarisht këtë program me rreth 55 milionë USD, një ndërhyrje që synon përmirësimin e infrastrukturës së një sërë urave në vend dhe rritjen e qëndrueshmërisë ndaj fatkeqësive natyrore.

Sipas raportit, progresi drejt arritjes së objektivave kryesore mbetet i qëndrueshëm, ndërsa zbatimi i përgjithshëm vlerësohet si mesatarisht i kënaqshëm.

Projekti është i strukturuar në tre komponentë kryesorë. Komponenti i parë, infrastruktura e urave, përbën pjesën më të madhe të financimit me rreth 44 milionë dollarë dhe përfshin ndërtimin e urave të reja si dhe rehabilitimin e atyre ekzistuese. Komponenti i dytë lidhet me forcimin e kapaciteteve institucionale, me një vlerë prej rreth 7 milionë dollarësh duke synuar përmirësimin e standardeve të projektimit, mirëmbajtjes dhe menaxhimit të infrastrukturës. Ndërsa komponenti i tretë, menaxhimi i projektit, ka një fond prej rreth 4 milionë dollarësh për të siguruar koordinimin dhe zbatimin efikas të investimeve.

Përveç urës së Viroit, e cila pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun në një aks të rëndësishëm jugor dhe të përmirësojë aksesin turistik në zonë, raporti thekson se kontrata për ndërtimin e Urës së Beshirit tashmë është nënshkruar, duke hyrë në fazën e zbatimit.

Në të njëjtën kohë, autoritetet kanë finalizuar dokumentet e tenderit për 12 ura të tjera. Këto investime synojnë jo vetëm modernizimin e infrastrukturës ekzistuese, por edhe rritjen e standardeve të sigurisë, duke adresuar drejtpërdrejt rreziqet nga përmbytjet, erozioni dhe rrëshqitjet e dheut.

Të dhënat tregojnë se ritmi i disbursimit mbetet relativisht i ulët. Deri më tani është shpërndarë rreth 21% e fondit total, ndërsa mbi 47 milionë dollarë, ose afro 4.7 miliardë lekë, mbeten ende për t’u alokuar. Kjo sugjeron se pjesa më intensive e investimeve pritet të zhvillohet në vitet në vijim.

Afati i përfundimit të projektit është rishikuar më herët dhe aktualisht parashikohet të mbyllet më 31 korrik 2029, duke i dhënë hapësirë autoriteteve për të përshpejtuar procedurat dhe zbatimin në terren.

Projekti konsiderohet kyç për Shqipërinë, një vend i ekspozuar ndaj fenomeneve natyrore si përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut por edhe ndaj ndikimeve negative njerëzore, të cilat në të kaluarën kanë dëmtuar rrjetin rrugor dhe kanë izoluar komunitete të tëra siç ishte rasti më i fundit në aksin Përrenjas-Librazhd. (Marrë nga Monitor)

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.