Maqedonia

BDI dhe PDSH bëhen bashkë në Parlament për ta shpëtuar Maqedoninë

bbbbThelllimi i krizës politike në Maqedoni  ka bërë që Bashkimi Demokratik për Integrim i udhëhequr nga koordinatori  i grupit parlamentar, Talat Xhaferi të marrë një inciativ në Parlament për zgjidhjen e krizës në Parlamentin e Maqedonisë.  Nënshkruesi i parë i kësaj iniciative është deputeti Talat Xhaferi, ndërsa e kanë mbështetur edhe deputetët tjerë të partisë së Ahmetit.

Të gjithë deputetët janë mobilizuar në Parlamentin e Maqedonisë. Këtë inciativë për zgjidhjen e krizës në Parlament  do ta  mbështesin edhe  deputetët nga partia e Menduh Thacit të cilët do ta nënshkruajnë, PDSH-ja në opozitë. Sipas informacione të 7 deputetët e PDSH-së do ta nënshkruajn iniciativën për tejkalimin e krizës më të thellë politike në Maqedoni pas apeleve të bashkësisë ndërkombëtare se nuk janë kushtet që zgjedhjet të mbahen më 24 prill, por të shtyhen në një termin tjetër.

Ndryshe, dy partitë shqiptare BDI dhe PDSH do të jenë në një vij me faktorin ndërkombëtar, SHBA-të dhe BE të cilët kërkojn plotësimin e disa kushteve për tu mbajtur zgjedhjet parlamentare në Maqedoni.

Ndryshe një ditë më parë reagoi ambasadori amerikan, Xhes Bejli dhe  stejdepartamenti amerikan i cili  kërkoi që të mos shpejtohet me datën e mbajtjes së zgjedhjeve, por duhet të plotëson kushtet të cilët do të garantojnë zgjedhje kredibile.

Kryetari, Ali Ahmeti disa herë ka përsëritur qëndrimin se BDI respekton rekomandimet e bashkësisë ndërkombetare dhe angazhimin e tyre që Maqedonia një ditë e më parë të del nga kriza politike dhe të hapet rruga për anatësim në BE dhe NATO.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button