Kronika

BE 6 milionë euro Policisë së Shtetit/ Soreca për Anti KÇK: Aplikon parimin e rëndësishëm të ndjekjes së parasë

Ambasadori i Delegacionit të BE-së Luigi Soreca, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe drejtorin e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Eduart Merkaj, inspektuan dje Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, ku është takuar me punonjësit e Policisë të FRONTEX-it, të cilët janë të përfshirë në operacionin FRONTEX që po zhvillohet prej 9 muajsh në kufirin jeshil me shtetin grek.

Soreca tha se “për mua kjo ka qenë një vizitë teje e rëndësishme, ka qenë një mundësi e mirë për të ardhur në pikën kufitare Kakavijë, por mbi të gjitha për të vizituar këtë operacion të përbashkët që po kryhet nga Policia e Shtetit nga njëra ane dhe nga Agjencia e BE-së nga ana tjetër. Në fakt ky operacion i këtij lloj është operacioni i parë që po kryhet jashtë BE-së dhe ka filluar që prej majit 2019 dhe meqenëse ka ecur shumë mirë atëherë do të shihet si një model dhe shembull për ta vazhduar këtë punë edhe në vende të tjera”.

Duke folur për bashkëpunimin e Policisë së Shtetit me BE, Soreca tha se “më është thënë nga kolegët e shteteve anëtare të Bashkimit Europian se  bashkëpunimi i i tyre me Policisë e Shtetit ka qenë dhe vazhdon te jetë i shkëlqyer”.

“Objektivat e këtij operacioni të përbashkët janë kryesisht tre. Së pari është kontrolli i migracionit të parregullt i kalimit të kufirit. Dhe së dyti, objektivi ka të bëjë me goditjen e krimit të organizuar ndërkufitarë, pra për të gjithë ata kriminel që përpiqen të shfrytëzojnë këto mundësi. Dhe së treti është bashkëpunimi i mëtejshme i BE dhe Shqipërisë. Dhe më kënaqësi mund të them se për të tre këto objektiva kemi patur lajmë shumë të mira”, tha ai.

Në vijim, Soreca shtoi se dhe me kënaqësi mund të them se për të tre këto objektiva kemi patur lajmë shumë të mira.

“Ne lidhje me objektivin e parë mud t’ju them se lajmi i mirë edhe në sajë të bashkëpunimit në vitin 2019 këtu mes kufirit të Shqipërisë dhe Greqisë është dyfishuar numri emigrantëve të parregullt që janë kapur, por kjo shifër ka qenë në 5 mijë në vitin 2018 dhe është dyfishuar në 10 mijë në vitin 2019”, tha ai.

Në vijim, Soreca tha se sa “i përket objektivit të dytë drejtori i Policisë së Shtetit pati mundësinë që të më informonte sot se gjatë vitit 2019 është katërfishuar numri i personave të arrestuar në lidhje me këto lloj krimesh që kanë të bëjnë më kontrabandimin e qenieve njerëzore”.

“Nga të gjitha gjërat që dëgjuat është e qartë që ne jemi të kënaqur por megjithatë nuk do të thotë se nuk duhet vazhduar puna por duhet të bëhet akoma më shumë. Dhe për këtë kamë kënaqësinë t’u them se prej datës 1 shkurt BE ka vendosur të jap 6 milionë ero për Policinë e Shteti dhe në veçanti për Policinë e Kufirit”, theksoi ai.

Soreca tha se “si ambasador i BE-së jam i kënaqur me ecurinë që kam parë të këtij aksioni të përbashkët të agjencisë së BE-së dhe Policisë së Shteti shqiptar”.

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca foli për operacionin “Forca e Ligjit” duke iu përgjigjur interesit të medieve.

“Më pyesni sikur unë jam prokuror apo në krye të Operacionit Forca e Ligjit, por unë nuk jam. Ajo që mund të them është se ky ligj i posaçëm aplikon parimin e rëndësishëm të ndjekjes së parasë. Ligji është i qartë me subjektet e tij. Për ne të BE-së është e rëndësishme mënyra si do zbatohet dhe po zbatohet ligji. Ne po e monitorojmë nga afër zbatimin e këtij ligji. Së shpejti do të takohem me kryetarin e SPAK, ligji duhet zbatuar në përputhje të plotë me të drejtat e njeriut”, tha ai.

Ndërsa kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, paralajmëroi se nuk do të ketë asnjë tolerancë për të gjithë ata persona që do të jenë subjekt i paketës “Anti KÇK”.

“Ne sot kemi qenë këtu për të parë punë e patrullave të përbashkëta të Policisë dhe të BE-së. Ndihem mirë që shifrat e goditjes së krimit kufitar ka ardhur në rritje. Akti normativ ka vetëm pesë ditë që është duke u implementuar dhe ka fuqi zbatimi deri në fund të dhjetorit. Çdo preson që do jetë pjesë e këtij akti, do jetë pjesë e hetimeve dhe nuk do të ketë asnjë tolerancë”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button