Kosova
BE, 8.5 milionë euro për veriun e Kosovës
![](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2014/12/be-shp-euml-rblen-komunat-e-veriut_hd.jpg)
Zyra e BE-së në Kosovë, me rastin e kontraktimit të skemës së granteve prej 8.5 milionë euro, që dedikohet për katër komunat e veriut, organizon një ceremoni shpërblimesh me pjesëmarrjen e të gjithë përfituesve të grantit, përfshirë këtu kryetarët e komunave, përfaqësuesit e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.
Kjo ngjarje shënon të arriturën e parë në shpërndarjen e zarfit me 38.5 milionë euro, që janë flokuar nga BE-ja në mbështetje të rigjenerimit ekonomik dhe krijimit të infrastrukturës dhe kushteve të favorshme për zhvillim ekonomik në Mitrovicën e Veriut.