☁️
Tiranë 14°C · Vranët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,049 ▼ -0.22% ETH $2,055 ▼ -0.67% XRP $1.3161 ▼ -0.25% SOL $80.4000 ▲ +0.48%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Kosova

BE – deputetëve: Mos i komentoni vendimet e gjykatave, e aq më pak t’i vini në pikëpyetje

Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të përmbahen nga thirrjet që vënë në pikëpyetje vendimet e gjykatave.

Në një deklaratë për “Kallxo.com”, Zyra e BE-së tha se deputetët duhet që ta kenë në konsideratë ndarjen e pushteteve dhe të mos përzihen në vendimet e gjykatave.

“Në një demokraci, parlamenti është vendi për debat politik rreth çështjeve kryesore në interes të njerëzve. Ky debat megjithatë duhet të bëhet gjithmonë në respekt të plotë të ndarjes së pushtetit të gjyqësorit, ekzekutivit dhe legjislativit, si themele të demokracisë. Zyrtarët e zgjedhur dhe autoritetet publike, përfshirë edhe deputetët, duhet që megjithatë të përmbahen nga thirrjet që vënë në pikëpyetje vendimet e gjykatës pasi që zbatimi i sundimit të ligjit kërkon respektim të pakusht të vendimeve të gjykatës dhe ndarjes së pushteteve”, thuhet në deklaratën e Zyrës së BE-së.

Thirrja erdhi në ditën kur deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen në një debat të iniciuar nga deputetët kryesisht të partisë në pushtet, PDK, për ta miratuar një rezolutë kundër vendimit të gjykatës me të cilin vërtetohet dënimi ndaj disa ish-pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Kosovës, përfshirë një ish- ambasador, një deputet dhe një kryetar komune.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.