☁️
Tiranë 21°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500
DOW
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA
ARI
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,300 ▼ -0.38% ETH $2,331 ▼ -2.06% XRP $1.3643 ▼ -0.43% SOL $83.6300 ▼ -2.82%
S&P 500 DOW NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA ARI S&P 500 DOW NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA ARI
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Rajoni

BE, e pakënaqur nga lëvizjet e Athinës

Brukseli po ndjek me nervozizëm pokerin politik të Athinës, sipas ‘Deutsche Welle’ që sqaron se, Komisioni i BE-së nuk mund të komentojë lidhur me vizitat shtetërore të kryetarëve të qeverive të vendeve anëtare, edhe pse mund te jenë kaq të padëshirueshme, siç është udhëtimi i Aleksis Tsipras në Moskë.

1428497339mmmerKështu që një ditë para saj çdo gjë u përqëndrua në temën e frutave: sikur Greqia të arrijë të anashkalojë embargon e tregtisë për produktet bujqësore, që qeveria ruse vendosi vitin e kaluar në shenjë hakmarrjeje ndaj sanksioneve të BE-së, çfarë do të thoshte Komisioni?

Athina, për çdo rast, është paralajmëruar të mos dalë jashtë linjës, përsa i përket qëndrimit ndaj Rusisë. Gazeta ruse “Kommersant”, shkruante para vizitës së kryeministrit grek se duhet biseduar për uljen e çmimit të gazit dhe për kreditë, që mund të jepen vetëm në këmbim të investimeve.

Të vetme, as çështja e frutave dhe as ajo e gazit, nuk mjaftojnë për të tronditur bllokun. Por Tsipras ka punuar paraprakisht për të demonstruar potencialin kërcënues të vizitës së tij në Moskë. Greqia mund të jetë një hallkë lidhëse mes Rusisë dhe Perëndimit dhe sanksionet e BE-së nuk sjellin asgjë.

“Qeveritë e mëparshme greke nuk kanë bërë më të mirën për të penguar sanksionet, për shkak të krizës në Ukrainë”, i tha ai agjencisë ruse të lajmeve, Tass. Një shenjë e qartë se ai mund të bënte ndryshe, kur në qershor në samitin e BE-së do të duhet të vendoset zgjatja e këtyre sanksioneve. Si për t’u bërë pritë lëvizjeve të Tsiprasit në Moskë, Presidenti i Parlamentit Europian Martin Schulz tha për gazetën “Hannoversche Zeitung”, se kreu i ekzekutivit grek nuk duhet t’i zhgënjejë partnerët në BE dhe nuk është e pranueshme, që në këmbim të ndihmës ruse, ai vë në rrezik qëndrimin unik të bllokut europian në politikën ndaj Moskës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.