🌦️
Tiranë 12°C · Rrebesh i lehtë 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 97.10 ▲2.77%
ARI 4,441 ▲0.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,487 ▼ -4.42% ETH $1,994 ▼ -3.94% XRP $1.3353 ▼ -2.83% SOL $83.1400 ▼ -5.4%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 97.10 ▲2.77 % ARI 4,441 ▲0.71 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 97.10 ▲2.77 % ARI 4,441 ▲0.71 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Kosova

BE-ja ndjek zhvillimet rreth Haradinajt, kërkon vazhdim të dialogut Serbi-Kosovë

Një zyrtare e lartë evropiane i tha Radios Evropa e Lirë, se BE-ja “po e ndjek me kujdes zhvillimin” rreth rastit Haradinaj, por nuk dha ndonjë hollësi më shumë mbi mundësinë e nderhyrjes në këtë rast.

“BE-ja po kontrollon informacionet që ka në dispozicion rreth rastit dhe po i përcjell nga afër zhvillimet”, tha zëdhënësja e përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme dhe siguri e BE-së, Maja Kocijançic, në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

Autoritetet në Francë ndaluan të mërkurën ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, në aeroportin e Bazelit bazuar në një urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet serbe, me të cilin Haradinaj akuzohet për krime gjatë luftës në Kosovë.

Arrestimi i Haradinaj çoi në ftohje marrëdhëniesh, edhe ashtu jo fort të mira, ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe kjo e fundit mori vendimin që t’ia ndalojë hyrjen në Kosovë presidentit serb Tomisllav Nikolic, në ditën e Krishtlindjeve Ortodokse.

Beogradi tha se po kërkon ekstradimin zyrtar nga Franca të Ramush Haradinajt, siç tha, “për ta përballur me akuzat për krime lufte”.

Të dyja palët kanë nisur një proces të normalizimit të marrëdhënieve që prej më shumë se 5 vjetësh, me lehtësimin e BE-së dhe kanë arritur një numër marrëveshjesh përfshirë edhe atë të Kodit telefonik për Kosovën.

Një numër i marrëveshjeve, përfshirë edhe renovimin e urës në Mitrovicë, u ndaluan që prej ndërtimit të një muri në pjesën veriore të qytetit.

Bashkimi Evropian, ka ripërsëritur thirrjet për vazhdimin e zbatimit të marrëveshjeve dhe vazhdimin e dialogut,

Zëdhënësja Kocijançic tha se megjithatë se të dyja palët janë të përkushtuara për normalizim dhe se “BE-ja pret që kjo të vazhdojë pa pengesë”.

“Edhe Kosova edhe Serbia janë përkushtuara për normalizimin e marrëdhënieve dhe përpjekjet e BE-së në këtë drejtim do të vazhdojnë”, i tha Evropës së Lirë, Maja Kocijançic.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.