🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 24 June 2026
S&P 500 7,365 ▼1.44%
DOW 51,667 ▼0.09%
NASDAQ 25,587 ▼2.21%
NAFTA 72.79 ▼0.57%
ARI 4,120 ▼0.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
₿ CRYPTO
BTC $62,875 ▼ -1.74% ETH $1,671 ▼ -3.23% XRP $1.1117 ▼ -1.75% SOL $69.9200 ▼ -2.74%
S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 72.79 ▼0.57 % ARI 4,120 ▼0.71 % S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 72.79 ▼0.57 % ARI 4,120 ▼0.71 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
24 Jun 2026
Breaking
Bota

BE kërcënon Meta-n; me masa ndëshkuese për përdorimin e IA-së në WhatsApp

Komisioni Evropian ka paralajmëruar për vendosjen e masave të përkohshme ndaj gjigantit teknologjik “Meta”, në një përplasje lidhur me dyshimet për shkelje të rregullave të konkurrencës në Bashkimin Evropian.

Hetimi nisi pasi kompania njoftoi vitin e kaluar se do të kufizonte aksesin në aplikacionin WhatsApp për ofruesit rivalë të inteligjencës artificiale (IA).

Sipas Komisionit, “Meta” ka deklaruar më pas se do të rikthente këtë akses, por duke vendosur një tarifë.

Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Teresa Ribera, theksoi se ndryshimi nga ndalimi i plotë në një model me pagesë nuk e ndryshon vlerësimin paraprak të institucionit.

“Zëvendësimi i ndalimit ligjor me një çmim që prodhon të njëjtin efekt nuk ndryshon qëndrimin tonë fillestar se sjellja e “Meta-s” duket si abuzim me pozitën dominuese, që mund të dëmtojë konkurrencën në tregun e asistentëve të inteligjencës artificiale”, tha ajo.

Masat e përkohshme, nëse miratohen, synojnë rikthimin e aksesit të plotë për asistentët rivalë të IA-së në WhatsApp, derisa hetimi të përfundojë.

Sipas Komisionit, praktika që përjashton konkurrentët në tregje me zhvillim të shpejtë si IA-ja është pikërisht ajo që këto masa synojnë të ndalojnë.

“Meta” ka të drejtë të përgjigjet ndaj vlerësimit të Brukselit dhe të propozojë zgjidhje për të shmangur masat ndëshkuese.

Nëse hetimi konfirmon shkeljet, Komisioni mund të vendosë gjoba të rënda ndaj kompanisë amerikane.

Ndërkohë, procedura të tjera ndaj “Meta-s” janë në zhvillim në BE për shkelje të dyshuara të rregullave digjitale.

Në tetor, Komisioni paralajmëroi se kompania mund të përballet me penalitete për mungesë transparence mbi të dhënat dhe për menaxhimin e përmbajtjeve të paligjshme në platformat si “Facebook” dhe “Instagram”.

Autoritetet evropiane gjithashtu dyshojnë se “Meta” mund të ketë shkelur rregullat për mbrojtjen e të miturve, përfshirë mbrojtjen e pamjaftueshme të fëmijëve dhe të rinjve nga algoritmet që krijojnë varësi. //a.i/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.