🌤️
Tiranë 12°C · Kryesisht kthjellët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,826 ▼ -0.05% ETH $2,050 ▼ -0.2% XRP $1.3192 ▲ +1.13% SOL $80.1600 ▲ +1.56%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Kosova

BE: Marrëveshja Kosovë-Serbi, pas pajtimit për të gjitha çështjet

Bashkimi Evropian tha se marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë do të arrihet pasi të gjitha palët të pajtohen për të gjitha çështjet e pazgjidhura dhe të bien dakord që normalizimi mund të vazhdojë në formën e marrëveshjes së nënshkruar.
Komentet u bënë nga zëdhënësi kryesor i Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme, Peter Stano, të enjten në Bruksel. Ekipet e ekspertëve nga Kosova dhe Serbia janë duke marrë pjesë në një raund bisedimesh sot në Bruksel, të ndërmjetësuar nga BE-ja. Është ky takimi i dytë i tillë në një javë, që ndërmjetësohet nga i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Delegacioni i Kosovës kryesohet nga koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni, ndërsa ai i Serbisë nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Stano konfirmoi më herët se në agjendë të bisedimeve sot janë personat e zhvendosur dhe çështjet ekonomike.

Të mërkurën, Stano ka mohuar njoftimin e disa mediave në Serbi se Bashkimi Evropian është duke përgatitur një ultimatum për Beogradin, në raundin e sotëm të bisedimeve.

Më 29 korrik, gazeta serbe “Veçernje Novosti” ka shkruar se delegacionit të Beogradit do t’i dorëzohet një draft-marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila nënkupton njohjen de fakto të Kosovës nga ana e Serbisë.

Stano ka thënë se i mohon këto spekulime. Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, në nivelin më të lartë, ka rinisur më 16 korrik, me një takim midis kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të ndërmjetësuar nga zyrtarët e lartë të BE-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.