☁️
Tiranë 10°C · Vranët 16 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 94.99 ▲1.59%
ARI 5,009 ▲0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $74,457 ▲ +2.1% ETH $2,339 ▲ +6.82% XRP $1.5408 ▲ +6.48% SOL $95.6600 ▲ +3.09%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 94.99 ▲1.59 % ARI 5,009 ▲0.14 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 94.99 ▲1.59 % ARI 5,009 ▲0.14 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Kosova

BE: Qeveria përgjegjëse për emigrimin ilegal të qytetarëve

Migrimet ilegale të kosovarëve drejt vendeve të BE-së, kalojnë edhe numrin imigrantëve nga Siria dhe Afganistani. Kështu thuhet në një përgjigje dhënë Radio Kosovës, nga zyra për informim e KE-së.

be-qeveria-p-euml-rgjegj-euml-se-p-euml-r-emigrimin-ilegal-t-euml-qytetar-euml-ve_hdBrukseli zyrtarë e ka bërë përgjegjëse kryesore Qeverinë e Kosovës, për emigrimin e kosovarëve drejtë vendeve të Bashkimit Evropian. Zyra për informim e Komisionit Evropian, përmes zëdhënëses, Milica Petroviç, i ka thënë Radio Kosovës, se qeveria e Kosovës, duhet të marr masa strikte për ndalimin e emigrantëve.

“Qeveria e Kosovës duhet të rritë fushatën e saj informative për emigrantët, të forcojë kontrollin kufitar në përputhje me të drejtat themelore, të hetojë kompanitë e autobusëve që mundësojnë udhëtimin nga Kosova si dhe të forcojë bashkëpunimit operacional me vendet transit dhe vendet e destinacionit”, ka thënë Petroviç.

Gjatë viteve të fundit rritja e emigrantëve kosovarë drejt vendeve të zonës Shengen është rritur vazhdimisht.

Sipas zëdhënëses së Komisionit Evropian, Milica Petroviç, nga dhjetori i vitit të kaluar, 40 për qind e kalimeve ilegale, drejt Eurozonës, vinë nga qytetarët kosovarë, duke e tejkaluar kërkesat edhe të emigrantëve që vinë nga Siria dhe Afganistani.

“Që nga shtatori 2014 ka pasur një rritje të vazhdueshme në zbulimin e pikë kalimeve të parregullta të kufirit, nga qytetarëve të Kosovës, në kufirin serb-hungarez dhe në të gjitha kërkesat e Kosovës për azil në Hungari dhe Gjermani. Nga dhjetori i vitit 2014 llogariten se qytetarët e Kosovës përbën rreth 40 përqind të kalimeve ilegale drejt BE-së, duke kaluar edhe sirianët dhe afganistanët”, është shprehur Petroviç.

Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë ende nuk ka ndonjë të dhënë për migrimet e qytetarëve të Kosovës këtë vit. Ambasadorët e vendeve të BE-së në Kosovë, janë duke përsëritur në vazhdimësi se asnjë nga vendet e tyre nuk japin azil për qytetarët e Kosovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.