☁️
Tiranë 14°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 100.19 ▼1.17%
ARI 4,749 ▲1.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,504 ▲ +3.09% ETH $2,133 ▲ +5.21% XRP $1.3518 ▲ +3.24% SOL $83.4200 ▲ +1.98%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 100.19 ▼1.17 % ARI 4,749 ▲1.5 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 100.19 ▼1.17 % ARI 4,749 ▲1.5 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

BE shtyn negociatat me Shqipërinë/ Nuk hapen në qershor. Ministri gjerman: Do të ndodhë brenda vitit

Nga takimi i ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, shefi i diplomacisë gjermane Heiko Maas pohoi se nuk beson që Konferencat e Para Ndërqeveritare për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE do të hapen gjatë presidencës portugeze të BE-së.
Arsyeja duket është pikërisht bllokada që Bullgaria i ka bërë Maqedonisë së Veriut, mungesa e avancimit të së cilës pengon dhe Shqipërinë. Maas tha se Portugalia po bën aktualisht përpjekje si  kryetare e radhës së BE-së për kapërcimin e ngërçit mes Sofjes dhe Shkupit në një plan dypalësh, çka e cilësoi si “një themel të mirë  për të arritur çeljen e konferencës së parë ndërqeveritare me këto dy vende në kuadër të presidencës sllovene, në gjysmën e dytë të këtij viti.

“Jemi në dialog të ngushtë me Slloveninë dhe Portugalinë, në kuadër të presidencës treshe të Këshillit të BE-së, por edhe me Komisionin e BE-së, në mënyrë që të krijojmë premisat që me çdo kusht të hapen konferencat e para ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Unë jam optimist se këtë do ta realizojmë, edhe pse është e vështirë dhe po zgjat më shumë se ç’duam“, tha Maas duke iu përgjigjur një pyetjeje të Deutsche Welle-s.Ministri i Jashtëm gjerman pohoi gjithashtu se nëse vendet e Ballkanit Perëndimor i plotësojnë kushtet e kërkuara, atëherë nuk kemi përse të ngurrojmë me fillimin e negociatave.

Më herët, kryediplomati gjerman kishte kërkuar shfuqizimin e së drejtës së vendeve anëtare të BE-së për t`i vënë veton masave në politikën e jashtme, duke thënë se blloku nuk mund ta lejojë veten që të mbahet peng.

Një deklaratë e tillë dëshmoi zhgënjimin në rritje në Berlin mbi mënyrën në të cilën vendet individuale të Bashkimit Europian mund të bllokojnë çështje për të cilat bien dakord anëtaret e tjerë, duke penguar kështu siç tha Maas nismat e përbashkëta për të cilat është punuar aq shumë e duke rrezikuar edhe vetë kohezionin e Evropës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.