☁️
Tiranë 21°C · Vranët 06 May 2026
S&P 500 7,259 ▲0.81%
DOW 49,298 ▲0.73%
NASDAQ 25,326 ▲1.03%
NAFTA 95.11 ▼7%
ARI 4,690 ▲2.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
₿ CRYPTO
BTC $82,083 ▲ +0.72% ETH $2,397 ▲ +0.13% XRP $1.4391 ▲ +1.55% SOL $89.2400 ▲ +4.06%
S&P 500 7,259 ▲0.81 % DOW 49,298 ▲0.73 % NASDAQ 25,326 ▲1.03 % NAFTA 95.11 ▼7 % ARI 4,690 ▲2.66 % S&P 500 7,259 ▲0.81 % DOW 49,298 ▲0.73 % NASDAQ 25,326 ▲1.03 % NAFTA 95.11 ▼7 % ARI 4,690 ▲2.66 %
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
06 May 2026
Breaking
Ekonomia

BE zgjedh një konsorcium të udhëhequr nga SHBA për të mbështetur projektet e infrastrukturës në Shqipëri

Firma Hill International e menaxhimit të ndërtimit në SHBA ka bërë me dije se është zgjedhur nga Bashkimi Evropian (BE) si udhëheqës i një konsorciumi, qëpërfshin Deloitte Shqipëri dhe konsultantët LDK me bazë në Greqi, për të ndihmuar Shqipërinë të zbatojë projekte infrastrukturore.

Konsorciumi do të ofrojë asistencë teknike për institucionet e Shqipërisë për të forcuar kapacitetet për planifikimin, përgatitjen dhe zbatimin e projekteve të infrastrukturës në vend, sipas një njoftimi të fundit tëkompanisë amerikane Hill International.

Kjo detyrë është pjesë e instrumentit të BE-së për programin e ndihmës së para-pranimit (IPA) 2015 për Shqipërinë, thuhet nënjoftim.

“Objektivi i përgjithshëm i programit është forcimi i kapacitetit dhe llogaridhënies së administratës së shtetit për hartimin dhe zbatimin e programeve sektoriale dhe projektet kryesore të infrastrukturës”, thotëkompania, duke shtuar se kjo do të përmirësojë lidhjen brenda vendit dhe rajonin e BallkanitPerëndimor në përgatitje për anëtarësimin në BE.

Projekti do të mbështesë Sekretariatin e Komitetit Kombëtar të Investimeve në Shqipëri, Departamentin e Zhvillimit dhe Mirëqeverisjes, të gjitha ministritë e linjës, si dhe institucionet rajonale, agjencitë dhe komunat përgjegjëse për projektet e infrastrukturës në sektorët kryesorë si: transport, energji, mjedis, infrastrukturë sociale dhe infrastrukturës së biznesit.

Hill International ofron menaxhimin e programeve, menaxhimin e projekteve, menaxhimin e ndërtimit dhe shërbime të tjera këshilluese për klientët në një sërë sektorësh të tregut. Punon rreth 2.700 profesionistë në më shumë se 50 zyra në mbarë botën.

Deloitte Albania është një degë e Deloitte Central Europe Holding Limited. Kompania me seli në Tiranë ofron auditime, taksa, ligjore, konsulente, shërbime të rrezikut dhe shërbime këshillimore financiare përmes mbi 260 profesionistëve vendas dhe të huaj.

Konsulentët e LDK është një grup konsulence që ofron shërbime profesionale inxhinierike për sektorin e ndërtesave duke përfshirë energjinë, mjedisin, ujin dhe transportin, si dhe konsultimin e zhvillimit socio-ekonomik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.