☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,534 ▲ +0.29% ETH $2,256 ▲ +0.48% XRP $1.2522 ▼ -0.33% SOL $95.4400 ▼ -0.98%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Begaj në Emiratet e Bashkuara Arabe, takohet me homologun Mohamed bin Zayed, zbulohet agjenda! Vizita e parë e një presidenti

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi vizitën e parë zyrtare të një kreu të shtetit shqiptar në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku u prit nga Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

Takimi rikonfirmoi angazhimin e dy vendeve për forcimin e partneritetit politik dhe ekonomik, si edhe për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Gjatë bisedimeve në Abu Dhabi, Begaj falënderoi Emiratet për mbështetjen që i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve në momente të vështira, duke kujtuar ndihmën gjatë luftës në Kosovë, pas tërmetit të vitit 2019 dhe pas sulmit kibernetik të vitit 2022.

Një nga temat kryesore të takimit ishte bashkëpunimi ekonomik. Presidenti u shpreh se hapja e Ambasadës së Emirateve të Bashkuara Arabe në Tiranë do t’i japë një shtysë të re marrëdhënieve mes dy vendeve, ndërsa ftoi investitorët emiratas të zgjerojnë praninë e tyre në Shqipëri, veçanërisht në infrastrukturë, energji, inovacion, turizëm dhe sektorë të tjerë strategjikë.

Dy presidentët diskutuan edhe për zhvillimet rajonale e ndërkombëtare, duke vlerësuar bashkëpunimin mes dy vendeve në mbështetje të paqes, sigurisë dhe zhvillimit.

Gjatë vizitës në Abu Dhabi, Begaj zhvilloi takime edhe me Princin e Kurorës, Sheikh Khaled bin Mohamed bin Zayed Al Nahyan, si dhe me Zëvendëspresidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.