Tiranë 25°C · Pjesërisht vranët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,636 ▼0.27%
DOW 52,520 ▼0.1%
NASDAQ 26,262 ▼0.27%
NAFTA 102.43 ▲2.38%
ARI 4,332 ▼1.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $78,608 ▲ +1.83% ETH $2,515 ▲ +0.62% XRP $1.4092 ▲ +4.6% SOL $102.2000 ▲ +1.54%
S&P 500 7,636 ▼0.27 % DOW 52,520 ▼0.1 % NASDAQ 26,262 ▼0.27 % NAFTA 102.43 ▲2.38 % ARI 4,332 ▼1.75 % S&P 500 7,636 ▼0.27 % DOW 52,520 ▼0.1 % NASDAQ 26,262 ▼0.27 % NAFTA 102.43 ▲2.38 % ARI 4,332 ▼1.75 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Politika

Begaj viziton Emiratet e Bashkuara Arabe, vizita e parë zyrtare e një presidenti shqiptar

Kreu i shtetit, Bajram Begaj, ka zhvilluar vizitën e parë zyrtare të një presidenti të Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas njoftimit të Presidencës, vizita rikonfirmoi angazhimin e përbashkët të dy vendeve për forcimin e partneritetit Shqipëri–EBA, të orientuar drejt së ardhmes.

Presidenti Begaj u prit nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartësia e Tij Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

Gjatë takimit, kreu i shtetit shqiptar falënderoi Emiratet për solidaritetin dhe miqësinë e treguar ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve në momente të vështira, veçanërisht gjatë luftës në Kosovë, pas tërmetit të vitit 2019 dhe pas sulmit kibernetik të vitit 2022.

Të dy presidentët shprehën vullnetin e përbashkët për të avancuar axhendën e bashkëpunimit të fortë dhe të qëndrueshëm, duke shfrytëzuar potencialet ekzistuese për zgjerimin e tij në fusha me interes të ndërsjellë.

“Gjatë takimit, Presidenti Begaj falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe për solidaritetin dhe miqësinë e treguar ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve në momente të vështira, veçanërisht gjatë luftës në Kosovë, pas tërmetit të vitit 2019 dhe pas sulmit kibernetik të vitit 2022.Në takim u shpreh vullneti i përbashkët për të avancuar më tej axhendën e bashkëpunimit të fortë dhe të qëndrueshëm ndërmjet dy vendeve, si dhe për të shfrytëzuar potencialet reale për zgjerimin e tij në fusha me interes të ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Presidenti Begaj theksoi se lidhjet politike, ekonomike dhe njerëzore mes dy vendeve do të forcohen më tej, veçanërisht me hapjen e Ambasadës së Emirateve të Bashkuara Arabe në Tiranë.

Begaj vlerësoi potencialin për zgjerimin e investimeve dypalëshe dhe inkurajoi një angazhim më të madh të investitorëve të Emirateve të Bashkuara Arabe në Shqipëri, sidomos në infrastrukturë, energji, inovacion, turizëm dhe sektorë të tjerë strategjikë.

Presidentët diskutuan gjithashtu bashkëpunimin shumëpalësh dhe sfidat ndërkombëtare, duke nënvizuar se Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ndajnë prioritete të përbashkëta për paqen, sigurinë dhe zhvillimin.

Gjatë vizitës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Presidenti Begaj zhvilloi gjithashtu takime me Lartësinë e Tij Sheikh Khaled bin Mohamed bin Zayed Al Nahyan, Princ i Kurorës së Abu Dhabit, si dhe me Lartësinë e Tij Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan, Zëvendëspresident i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Kryetar i Gjykatës Presidenciale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.