☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,647 ▼ -0.07% ETH $2,422 ▲ +0.25% XRP $1.3032 ▼ -0.08% SOL $104.1100 ▼ -0.09%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
17 Tet 2026
Breaking
Bota

DEMOGRAFI – Pothuajse gjysma e grave në SHBA mund të jenë beqare dhe pa fëmijë deri në 2030

– Të dhënat e reja demografike tregojnë një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si amerikanët po e planifikojnë familjen, sipas “The Guardian”.

Numri i grave që nuk kanë ende fëmijë po rritet, veçanërisht në grupmoshat më të reja.

Një sondazh i Qendra Kërkimore “Pew” tregon se një pjesë e konsiderueshme e amerikanëve, që nuk kanë fëmijë dhe nuk presin të bëhen prindër, thonë se arsyeja kryesore është se nuk duan të kenë fëmijë.

Të tjera përmendin financat, dëshirën për t’u përqendruar në prioritete të tjera dhe shqetësimet për të ardhmen.

Kjo prirje zhvillohet paralelisht me ndryshimet në martesë dhe në moshën kur njerëzit bëhen prindër.

Rreth 45% e grave amerikane të moshës 25 deri në 44 vjeç pritet të jenë beqare deri në vitin 2030, sipas një analize të “Morgan Stanley”, një kompani e madhe amerikane e shërbimeve financiare, duke shënuar një rritje nga 41% në vitin 2018.

Parashikimi bazohet në të dhënat historike të Byrosë së Regjistrimit të SHBA-së dhe projeksionet e “Morgan Stanley”.

Analiza e përshkruan këtë si një ndryshim të rëndësishëm demografik në SHBA.

Sipas lMorgan Stanley”, rritja lidhet me disa prirje shoqërore: gratë po e shtyjnë martesën, po zgjedhin më shpesh të qëndrojnë beqare ose po martohen më vonë, ndërsa lindja e fëmijëve gjithashtu po shtyhet dhe familjet po kanë mesatarisht më pak fëmijë.

Këto ndryshime po ndikojnë edhe në jetën ekonomike.

“Morgan Stanley” vlerëson se numri i grave beqare në moshë pune, do të rritet më shpejt se popullsia e përgjithshme amerikane.

Gratë po marrin gjithashtu një rol gjithnjë e më të madh në të ardhurat familjare dhe vendimet për shpenzimet.

Të dhënat më të fundit të Byrosë së Regjistrimit tregojnë gjithashtu se lindja e fëmijëve po shtyhet drejt moshave më të mëdha.

Në vitin 2024, rreth 40% e grave 30–34 vjeç në SHBA nuk kishin ende fëmijë, ndërsa përqindja ishte edhe më e lartë te grupmosha 25–29 vjeç.

Sipas “Morgan Stanley”, ndryshimi i këtyre modeleve familjare dhe rritja e numrit të grave, që jetojnë e punojnë në mënyrë të pavarur, mund të ketë ndikim të rëndësishëm në tregun e punës, të ardhurat dhe konsumin në SHBA. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.