Tiranë 24°C · Pjesërisht vranët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,634 ▼0.3%
DOW 52,535 ▼0.07%
NASDAQ 26,239 ▼0.36%
NAFTA 102.69 ▲2.64%
ARI 4,339 ▼1.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $78,694 ▲ +1.86% ETH $2,523 ▲ +0.77% XRP $1.4135 ▲ +4.83% SOL $102.5300 ▲ +1.81%
S&P 500 7,634 ▼0.3 % DOW 52,535 ▼0.07 % NASDAQ 26,239 ▼0.36 % NAFTA 102.69 ▲2.64 % ARI 4,339 ▼1.58 % S&P 500 7,634 ▼0.3 % DOW 52,535 ▼0.07 % NASDAQ 26,239 ▼0.36 % NAFTA 102.69 ▲2.64 % ARI 4,339 ▼1.58 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Politika

Begaj takohet me homologun Mohamed bin Zayed, vizita e parë e një presidenti shqiptar në Emiratet e Bashkuara Arabe

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, vizita e parë e një Presidenti të Republikës së Shqipërisë në këtë vend.

Vizita, e zhvilluar më 14 shtator në Abu Dhabi, rikonfirmoi angazhimin e dy vendeve për forcimin e mëtejshëm të partneritetit Shqipëri–Emirate të Bashkuara Arabe, të orientuar drejt së ardhmes.

Presidenti Begaj u prit nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

Gjatë takimit, Presidenti Begaj falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe për solidaritetin dhe miqësinë e treguar ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve në momente të vështira, veçanërisht gjatë luftës në Kosovë, pas tërmetit të vitit 2019 dhe pas sulmit kibernetik të vitit 2022.

Në takim u shpreh vullneti i përbashkët për të avancuar më tej axhendën e bashkëpunimit të fortë dhe të qëndrueshëm ndërmjet dy vendeve, si dhe për të shfrytëzuar potencialet reale për zgjerimin e tij në fusha me interes të ndërsjellë.

Presidenti Begaj theksoi se lidhjet politike, ekonomike dhe njerëzore ndërmjet Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe do të forcohen më tej, veçanërisht me hapjen e Ambasadës së Emirateve të Bashkuara Arabe në Tiranë.

Bashkëpunimi ekonomik dhe investimet përbënin një nga shtyllat kryesore të diskutimeve. Duke vlerësuar forcimin e këtij partneriteti, Presidenti Begaj u shpreh për zgjerimin e investimeve dypalëshe dhe për një angazhim edhe më të madh të investitorëve emiratas në Shqipëri, veçanërisht në infrastrukturë, energji, inovacion, turizëm dhe sektorë të tjerë strategjikë.

Presidentët e dy vendeve diskutuan gjithashtu për bashkëpunimin shumëpalësh dhe sfidat ndërkombëtare, ku Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ndajnë prioritete të përbashkëta për paqen, sigurinë dhe zhvillimin.

Gjatë vizitës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Presidenti Begaj zhvilloi gjithashtu takime me Sheikh Khaled bin Mohamed bin Zayed Al Nahyan, Princ i Kurorës së Abu Dhabit, si dhe me Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan, Zëvendëspresident i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Kryetar i Gjykatës Presidenciale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.