⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 94.90 ▼1.62%
ARI 3,966 ▼0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,578 ▼ -0.59% ETH $2,292 ▼ -0.03% XRP $1.2889 ▲ +2.31% SOL $93.3000 ▼ -1.41%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 94.90 ▼1.62 % ARI 3,966 ▼0.09 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 94.90 ▼1.62 % ARI 3,966 ▼0.09 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

SIRI – Protesta kundër rritjes së çmimeve të karburanteve

DAMASK, 14 shtator /ATSH-DPA/- Qytetarë në disa provinca të Sirisë kanë protestuar për të dytën ditë radhazi kundër rritjes së çmimeve të karburanteve, duke bllokuar rrugët kryesore.

Protestat janë zhvilluar në Deir al-Zour, al-Hasakeh, al-Raqqa, Aleppo dhe Idlib.

Disa rrugë janë bllokuar me goma të djegura dhe gurë, ndërsa forcat e sigurisë kanë ndërhyrë për t’i hapur ato.

Ministria e Energjisë njoftoi një rritje prej 40% të çmimit të naftës dhe 28% të benzinës.

Autoritetet e justifikuan vendimin me rritjen e kostove në tregjet ndërkombëtare dhe problemet me furnizimin e brendshëm, për shkak të punimeve të mirëmbajtjes në rafinerinë e Banias.

Rritja pritet të ndikojë në më shumë se 100 produkte dhe në kostot e transportit.

Protestuesit kërkojnë që qeveria ta tërheqë vendimin, duke argumentuar se rritja e çmimeve po rëndon më tej jetesën e qytetarëve.

Sipas OKB-së, rreth 90% e popullsisë së Sirisë jeton nën kufirin e varfërisë.

Ministri i Energjisë, Mohammed al-Bashir tha se Siria prodhon aktualisht rreth 100 mijë fuçi naftë në ditë, ndërsa nevojat ditore janë rreth 300 mijë fuçi. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.