☁️
Tiranë 23°C · Vranët 23 May 2026
S&P 500 7,473 ▲0.37%
DOW 50,580 ▲0.58%
NASDAQ 26,344 ▲0.19%
NAFTA 96.60 ▲0.26%
ARI 4,523 ▼0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9117 EUR/ALL 95.3540 EUR/MKD 61.6966 EUR/RSD 117.4217 EUR/TRY 53.0482 EUR/JPY 184.68 EUR/CAD 1.6021 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9117 EUR/ALL 95.3540 EUR/MKD 61.6966 EUR/RSD 117.4217 EUR/TRY 53.0482 EUR/JPY 184.68 EUR/CAD 1.6021
₿ CRYPTO
BTC $74,767 ▼ -3.47% ETH $2,030 ▼ -4.72% XRP $1.3224 ▼ -3.23% SOL $82.2900 ▼ -5.48%
S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0.26 % ARI 4,523 ▼0.42 % S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0.26 % ARI 4,523 ▼0.42 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9117 EUR/ALL 95.3540 EUR/MKD 61.6966 EUR/RSD 117.4217 EUR/TRY 53.0482 EUR/JPY 184.68 EUR/CAD 1.6021 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9117 EUR/ALL 95.3540 EUR/MKD 61.6966 EUR/RSD 117.4217 EUR/TRY 53.0482 EUR/JPY 184.68 EUR/CAD 1.6021
23 May 2026
Breaking
Arte

Behar Gjoka: Çmimet letrare duhet të jenë garë e hapur, me pjesëmarrjen e lirë të autorëve konkurrues

Çmimet Kombëtare të Letërsisë edhe pse janë pohuar si një ngjarje e rëndësishme janë shoqëruar me debate mbi transparencën, kriteret dhe strukturën e tyre. Kriteret e pjesëmarrjes dhe mekanizmat e përzgjedhjes së veprave për konkurrim, kategoritë e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë, përbërja dhe funksionimi i jurisë vlerësuese apo dhe hartimi i politikave për promovimin e autorëve dhe veprave fituese gjatë gjithë vitit ishin në qendër dhe të një takimi, që zhvilloi Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit këto ditë, ku të pranishëm ishin autorë, studiues të letërsisë, përkthyes dhe botues. I pranishëm në këtë takim shkrimtari dhe studiuesi i letërsisë Behar Gjoka thekson rëndësinë e rishikimit të mekanizmave ekzistues të përzgjedhjes dhe vlerësimit, duke kërkuar korrigjimet e nevojshme që do ta bënin procesin më të besueshëm dhe më përfaqësues për letërsinë shqipe.

“Në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit për strukturën e çmimeve letrare, e cila para së gjithash duhet të jetë garë e hapur, me pjesëmarrjen e lirë të autorëve konkurrues. Një diskutim i hapur për të kërkuar korrigjimet e nevojshme”, shprehet Behar Gjoka studiues letërsisë. Takimi në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit këto ditë vuri në dukje rëndësinë e ndërtimit të një sistemi vlerësimi që nxit cilësinë, mbështet krijimtarinë letrare dhe ndihmon në forcimin e kulturës së leximit në vend. Ndërsa QKLL thekson se mbetet e angazhuar për të vijuar dialogun me komunitetin letrar dhe institucionet partnere me synim përmirësimin e politikave mbështetëse për librin dhe leximin në Shqipëri. Në këtë takim ishin edhe përfaqësues të Forumit të Shkrimtarëve Shqiptarë “Forum 26”, që gjithashtu sipas tyre procesi për Çmimet Kombëtare të Letërsisë në vendin tonë duhet të mbështetet mbi rregulla të qarta, të qëndrueshme dhe transparente.

Çmimet Kombëtare të Letërsisë

Çmimet Kombëtare të Letërsisë për vitin 2024 u ndanë këtë janar, ku letërsia, përkthimi dhe studimet ishin në qendër të tyre, ndërsa nuk kishte çmim për prozën e shkurtër, për poezinë, por dhe për letërsinë për fëmijë. Juria më herët kishte përzgjedhur pesë finalistët për çdo kategori, ku në janar u shpallën dhe fituesit. Çmimet Kombëtare të Letërsisë në vendin tonë edhe në edicione të tjera ndër vite janë shoqëruar me diskutime mes autorëve të ndryshëm, studiuesve dhe kritikëve letrarë, duke kërkuar më shumë vëmendje nga institucionet për organizimin e tyre. Në vijim të procesit të rishikimit dhe organizimit të Çmimeve Kombëtare të Letërsisë, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit zhvilloi këto ditë dhe takimin këshillues me përfaqësues të fushës së librit, ku morën pjesë shkrimtarë, kritikë letrarë, përkthyes dhe botues.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.