🌧️
Tiranë 18°C · Shi i lehtë 11 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,060 ▲ +0.48% ETH $2,510 ▲ +0.64% XRP $1.3974 ▼ -0.68% SOL $109.7100 ▼ -0.07%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
11 Tet 2026
Breaking
Politika

Votëbesimi për Sali Berishën, numri i anëtarëve në degët e PD në qarkun Fier dhe pritshmëritë e pjesëmarrjes

Procesi i votimit për kryetarin e Partisë Demokratike po zhvillohet normalisht në të gjitha degët e qarkut Fier, ku anëtarësia po shpreh mbështetjen për Sali Berisha, kandidatin e vetëm në garë.

Në degën e Fierit, sipas kryetarit Ardian Ferro, janë 1750 anëtarë në listën aktive, ndërsa pjesëmarrja e pritshme në votime llogaritet rreth 70%.

Në Mallakastër, dega numëron 600 anëtarë dhe pritet të votojë mbi 60% e anëtarësisë.

Në Patos, kryetari i degës Pëllumb Hoxha bën me dije se lista përmban 620 anëtarë, ndërsa pjesëmarrja e pritshme është rreth 60%.

Ndërkohë, në Roskovec, sekretari i degës Dritan Dogani deklaron se dega ka 710 anëtarë në listë dhe pritet pjesëmarrje mbi 60%.

Edhe në Lushnjë procesi pritet të jetë aktiv. Lista e anëtarësisë përfshin 2500 anëtarë, ndërsa pjesëmarrja në votime pritet të kalojë 55%.

Procesi i votimit ka nisur normalisht edhe në degën e Divjakës, ku pritet të votojnë rreth 600 anëtarë.

Ndërkohë, kujtojmë se në Roskovec, Patos dhe Mallakastër zgjedhjet për kryetarët e rinj të degëve janë zhvilluar rreth tre javë më parë. Ndryshe paraqitet situata në Fier, Lushnjë dhe Divjakë, ku procesi për zgjedhjen e drejtuesve lokalë ende nuk është zhvilluar.

Në degën e Fierit, me një vendim të posaçëm të firmosur nga Sali Berisha dhe sekretari i përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, u ngrit një grup pune prej 43 anëtarësh që zëvendësoi strukturat drejtuese të degës. Ky riorganizim erdhi pas dorëheqjeve që pasuan humbjen e thellë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.