🌧️
Tiranë 16°C · Shi i lehtë 11 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $82,886 ▲ +0.24% ETH $2,503 ▲ +0.36% XRP $1.3926 ▼ -0.81% SOL $109.3600 ▼ -0.36%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
11 Tet 2026
Breaking
Arte

“Skandali” një komedi nga Steve Martin në skenën teatrore

“Skandali” e bazuar në një histori klasike, por e sjellë me stil modern, kjo vepër tregon sesi një moment i vogël dhe i sikletshëm mund të kthehet në një kaos komik të papritur. Komedia “Skandali” në teatrin Metropol në Tiranë këtë mbrëmje shënon natën e fundit në skenë. “Skandali” sjell personazhe të çuditshëm, dialogë plot ironi dhe një ritëm që garanton të qeshura pafund.

Veprën e autorit Steve Martin e sjell në skenë regjisorja Sonila Kapidani. Interpretojnë në role: Elia Zaharia; Xhino Musollari; Gëzim Rudi; Gladiola Harizaj; Ligoraq Riza; Pjerin Vlashi; Urim Aliaj. Pas mbrëmjes së të premtes komedia vijon dhe këtë mbrëmje në skenën e teatrit Metropol në Tiranë. Një shtëpi. Një çift. Disa të huaj që hyjnë pa trokitur…Një komedi absurde mbi marrëdhëniet e sotme, ku familja dhe lidhja burrë & grua janë në ndryshim. Historia e një gruaje që ka jetuar “siç duhet”, por një incident e shtyn të zbulojë veten, dëshirat dhe fuqinë e saj. Mes humorit dhe përballjes me të vërtetat, kuptohet se bashkëjetesa nuk kërkon vetëm rregull, por edhe liri, ndershmëri dhe prani të vërtetë. “Një komedi që ka sjellë të qeshura, energji dhe duartrokitje në çdo shfaqje. Mos e humbisni mundësinë për ta përjetuar live!”, thuhet nga teatri.

Skenografia është e realizuar nga Genc Shkodrani, as. skenograf Gëzim Borova, kostumograf Frenci Gjerasi. Muzika Jurgen Muharremi dhe koreografia Artan Ibërshimi. Vepra “Skandali” që vjen në skenën tonë është e përkthyer nga Idlir Hoxhaj. Kjo vepër është shfaqur në shumë teatro dhe është përshkruar, si një nga komeditë më të njohura të autorit Steve Martin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.