☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 10 March 2026
S&P 500 6,831 ▲0.52%
DOW 48,102 ▲0.76%
NASDAQ 22,851 ▲0.68%
NAFTA 78.47 ▼17.2%
ARI 5,239 ▲2.64%
S&P 500 6,831 ▲0.52 % DOW 48,102 ▲0.76 % NASDAQ 22,851 ▲0.68 % NAFTA 78.47 ▼17.2 % ARI 5,239 ▲2.64 % S&P 500 6,831 ▲0.52 % DOW 48,102 ▲0.76 % NASDAQ 22,851 ▲0.68 % NAFTA 78.47 ▼17.2 % ARI 5,239 ▲2.64 %
10 Mar 2026
Breaking
Breaking
Maqedonia

Beogradi tërheq personelin i ambasadës serbe në Shkup

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë sot ka pranuar një notë nga ambasada e Republikës së Serbisë në Shkup me të cilën njoftohet se personeli i ambasadës është ftuar për konsultime në Beograd.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë sot pranoi një notë nga ambasada e Republikës së Serbisë në Shkup, me të cilën jemi informuar se personeli i ambasadës është ftuar për konsultime në Beograd. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë nuk është e njoftuar me arsyjet për këtë vendim dhe në këtë drejtim po vendos komunikim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë në drejtim të vërtetimit të arsyjeve për këtë veprim”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë.

Në njoftimin bëhet e ditur se në pajtim me dispozitat relevate të Konventës së Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike, institucionet përkatëse të Maqedonisë po ndërmarrin masa për mbrojtje të sigurisë dhe integritetit të ambasadës së Republikës së Serbisë në Shkup.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.