EkonomiaParlamentare

Beqaj: Në qeverisjen e djathtë çmimi i energjisë u rrit me 40 %

Qeveria në këto 18 muaj të qeverisjes ka përmbushur një për një angazhimet në programin e saj qeverisës, tha ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë punimve të seancës plenare të Kuvendit, ku po diskutohet p/igji “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, propozim i Partisë Demokratike.

3001-Ministri-i-Shendetesise-Ilir-Beqaj-gjate-seances-plenare-ne-kuvend-Foto-Albert-Myftaraj-ARKIVE-476x3503Projektligji propozon uljen e TVSH-së për furnizmin me energji elektrike nga 20% në 6 %, ndërsa opozita vë theksin në rëndësinë e këtij ligji, duke marrë parasysh situatën e rëndë, sipas saj, ekonomike të vendit.
Beqaj akuzoi opozitën se e rriti çmimin e energjisë elektrike që nga viti 2006 me 40 %, por mazhoranca e djeshme, e vijoi fjalën ai, nuk e rriti çmimin e energjisë në dy vitet elektorale, konkretisht në 2007 dhe 2009. Problemet në sektorin energjitik, tha ai, janë të mbartura, të akumuluara dhe kolapsi që latë ju në verën e vitit 2013, iu drejtua ai opozitës, nuk qëndron më. Ne, theksoi Beqaj, arritëm të miratonin kredi të fuqishme që do të mbështeisn sistemin energjitik. “Donatorët u ofruan sepse kanë garanci dhe besojnë tek modeli që po aplikojmë. Kemi nxjerrë OSHEE-në nga ngërçi ku e latë ju”, deklaroi ministri Beqaj.

Ministri Beqaj tha se qeveria është e angazhuar në vendosjen e barazisë sociale dhe si rezultat i politikave të ndërmarra prej saj, sot infermierët, mjekët, mësuesit policët, marrin një pagë neto më të lartë se sa në qeverisjen e djathtë, falë taksës së ‘ndershme’ aplikuar nga qeverisja e majtë.

“U angazhuam se do të heqim taksën e sheshtë dhe se do të kthenim taksën e ndershme. Sot infemierët, mjekët, mësuesit, policët paguajnë taksa më pak”, tha Beqaj.
Duke folur për taksat, ministri Beqaj u shpreh se kishin gjetur një situatë paradoksale, ku ministri i Shëndetësisë paguante shumë më pak taksa se sa mjekët e infermierët. Ai theksoi se qeveria uli kontributin e sigurimeve shëndetësore për të vetpunësuarit me 2.4 herë si dhe përgjysmoi taksën për biznesin e vogël.

Më tej, Beqaj u ndal edhe në administrimin fiskal, proces ky i atakuar nga opozita gjatë punimeve të seancës së sotme. Sipas ministrit Beqaj, falë mirëadministrimit fiskal që po bëhet është arritur që të ketë jo vetëm ë hsumë të ardhura në buxhet, por bnë treg sot ofrohet shumë më tepër ligjshmëri dhe barazi. “Janë zbatuar një për për një angazhimet e programit qeverisës. Shqiptarët e meritojnë dhe së dyti ne jemi të vendosur të rivendosim paqen dhe barazinë sociale”, deklaroi Beqaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button