Qeveritare

Beqaj prezanton paketat e para shëndetësore falas

Ministri-i-Shendetesise-Ilir-Beqaj-në-analizën-300-ditore-të-punës-së-qeverisë-Foto-Agim-Dobi-525x350Në takimin e organizuar ditën e hënë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor me temë “Zbatimi i Paketave të Kardiologjisë dhe Kardiokirurgjisë – Institucionet publike dhe jopublike së bashku” u vu theksi tek ofrimi i paketave të para shëndetësore falas.

Drejtori i Përgjithshëm i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Astrit Beci u shpreh se “sot vijmë me një premtim të mbajtur, atë të ofrimit të paketave të para shëndetësore që do të financohen 100 % nga Fondi i Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor. Ne kemi lidhur kontrata me 5 spitale jopublike të cilat do të ofrojnë 10 paketat shëndetësore pa kosto shtesë për pacientët. Aktualisht po finacojmë paketën e dializës, çmimit të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave falë së cilës po përfitojnë 900 pacientë të spitalit publik dhe jopublik, jemi të gatshëm të finacojmë paketat e kardiokirurgjisë. Paketat validara në kardiokirurgji bypass, interventet valvulare dhe ato kongjenentale. Në kardiologjinë invasive angrografia koronare dhe angloplastika koronare”, nënvizoi Beci.

Nga ana e tij, Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj u shpreh se “ne jemi angazhuar në programin e qeverisë për të realizuar disa objektiva. Së pari, kemi thënë që do të synojmë drejt asaj që, do të krijojmë një institucion që do të jetë paguesi i vetëm i shërbimit dhe fakti që fondi merr përsipër të paguajë këtë shërbim, institucionet publike dhe jopublike është realizimi kësaj. Së dyti kemi thënë që ne i vlersojmë institucionet publike si komplimentarë. Ne ishim të vetëdijshëm që nuk i plotësojmë dot për nevojat që ka kujdesi shëndetësor”.

Ai theksoi se bashkëpunimi mes institucioneve publikeve dhe jopublike do të sjellë një të ardhme të sigurtë dhe me standardet e duhura për kujdesin shëndetësor. Sfida e madhe, sipas Beqaj, për vitin e ardhshëm është realizimi i plotë në të gjithë Shqipërinë i Urgjencës Kardiologjike, kjo në mënyrë të tillë që në 2015 të bëjmë një hap të rëndësishëm në kurimin e këtyre sëmundjeve me shkallë të lartë rrezikshmërie dhe kosto të larta.

Gjatë diskutimeve u mëshua tek rëndësia e kësaj pakete  e cila sjell lehtësi dhe mungesë kostoje tek pacienti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button