Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,863 ▼ -0.13% ETH $2,051 ▼ -0.34% XRP $1.3146 ▼ -0.17% SOL $80.2400 ▲ +1.67%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Kronika

Beqaj: Shpërblim dhe kontrata 1-vjeçare për mjekët specialistë, që punojnë larg vendbanimit

Një mjek specialist, që do të pranojë të shkojë të punojë në një distancë të konsiderueshme larg vendbanimit të tij, do të marrë përveç pagës mujore për shërbimin që ofron, një shpërblim mujor prej 100 mijë lekësh të reja.

“Shpërblimi shtesë që ofrohet është 100 mijë lekë në muaj, përveç pagës që i takon nga vendi i punës si mjek në spitalin rajonal apo bashkiak, por duhet të kemi parasysh se ky shpërblim duhet të përballojë të gjithë jetesën. Gjë që do të thotë se brenda këtij shpërblimi është përfshirë kostoja e nevojshme për vendbanimin e përkohshëm të mjekut, transporti disa herë në muaj për t’u kthyer pranë familjes dhe, ashtu si çdo shpërblim tjetër i kësaj natyre, edhe ky është objekt i tatimit të të ardhurave personale. Realisht, nuk është se po i shtojmë pagën mujore drejtpërdrejt”, tha ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Mjeku specialist do të duhet të lidhë kontratë njëvjeçare me Ministrinë e Shëndetësisë, e cila sipas vendimit të Qeverisë nuk mund të lidhë më shumë se 200 kontrata në vit.

“Ajo çfarë vendimi i Qeverisë ka përcaktuar është që numri maksimal i mundësive apo të drejtave të Ministrisë së Shëndetësisë për të kontraktuar është 200 mjekë. Këtu nuk do të përfshihen Durrësi dhe Elbasani, që janë tashmë në një distancë kohore më pak se një orë nga Tirana, por në qytetet e tjera rast pas rasti do t’i analizojmë dhe do të nënshkruajmë kontrata specifike. Kontratat do të jenë njëvjeçare dhe besoj se brenda javës së ardhshme do të bëjmë publike të gjithë nevojat që kemi sipas spitaleve, në mënyrë që kushdo që është i interesuar të shprehë fillimisht pëlqimin për t’u angazhuar”, vijoi më tej deklaratën ministri Ilir Beqaj.

Ne jemi angazhuar të ofrojmë mbulim universal dhe akses universal – tha ministri Beqaj, – por në fakt kjo do të mbetej në letër, për sa kohë në spitalet rajonale dhe ato bashkiake ka mungesa të mjekëve specialistë, si kirurgë, pediatër e të tjerë.

“Kemi mungesa të kardiologëve, të pediatërve, të anestezistëve, të kirurgëve. Për një mungesë programimi të qartë në vite të plotësimit të nevojave, për mungesë të zbatimit rigoroz të kontratave të specializimeve të mbyllura, që specializantët kanë nënshkruar me spitalet rajonalë, që na kanë krijuar këtë situatë të sotme. Praktikisht kemi spitale rajonalë, por për fat të keq, një pjesë të shërbimeve funksionojnë si agjenci transporti mjekësore në spitalet e Tiranës”, u shpreh Ilir Beqaj.

Shpërblimi prej 100 mijë lekësh nuk do të varet as nga distanca, dhe as nga specialiteti që ofron mjeku. Ai mbetet i njëjtë për të 200 mjekët, që do të pranojnë të lidhin kontrata.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.