Politika

Berisha: Çështjen e vulës do ta çojmë në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatë ndërkombëtare, edhe pse s’presim vendim tjetër

Sali Berisha deklaroi këtë të shtunë se do ta çojë çështjen e vulës së PD-së në Gjykatë të Lartë. Sipas tij përfaqësuesit ligjor do të bëjnë fillimisht rekurs në Gjykatën e Lartë dhe më pas nëse nuk jepet e drejta do të shkojnë në gjykatat ndërkombëtare. ”Mendimi në tërsi i juristëve është që ky akt dhe ky vendim të dërgohet për rekurs në Gjykatën e Lartë. E them unë që njerëzit mund të habiten s’i mund ta dërgojmë ne te Sadushi. Por ne, do kërkojmë përjashtimin e Sadushit, nuk presim asgjë tjetër aty por ne do të ndjekim rrugën në gjykatën ndërkombëtare. Në asnjë vend në botë nuk ka ndodhur që të shpallet palë ajo që nuk është palë”, tha Berisha.

Berisha: Do bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë, qëllimi është që të dërgojmë çështjen në gjykatë ndërkombëtare

Vendimi i Edi Ramës për të prishur vendimin e Gjykatës së Faktit, që u firmos nga 3 gjykatës të marrë peng, do hyjë në analet e drejtësisë shqiptare dhe botërore, si njolla më e zezë e turpit. Se shkeli një parim nga Roma e lashtë gjer më sot, se në një proces nuk mund të jetë kurrë palë ai që nuk ka qenë palë.
Ky është rasti i parë në historinë e botës.
Por palë ishte Edi Rama. Pala e vërtetë ishte Edi Rama. Për të mos i lënë një turp historik, vetes, edhe avokati tha se nuk jemi palë.
Nuk kishte rëndësi, sepse ata kishin firmosur vendimin para se të hapej procesi.
Ndaj dhe mbi të gjithë qëndrimet e PD-së, do të diskutojmë gjerësisht në këtë mbledhje, do diskutojmë në forumet e saj. Por duhet t’u njoftoj se vendimi në tërësi i juristëve është që ky akt, ky vendim të dërgohet për rekurs në Gjykatën e Lartë.
E them unë, që njerëzit mund të habiten se si ta dërgojmë ne te Sadushët. Ne do e dërgojmë në Gjykatën e Lartë. Do kërkojmë përjashtimin e Sadushit nga gjykimi.
Nuk presim asgjë tjetër, se urdhri është po ky, por ne do ndjekim procedurën në gjykatën ndërkombëtare. Sepse ka ndodhur një gjë që në një vend anëtar të Këshillit të Europës, në një vend të lirë në botë, nuk ndodh që të shpallet palë ajo që nuk është palë.
Rregulli për ta dërguar në gjykatë ndërkombëtare çështjen, kërkon që të ezaurohen shkallët e gjykatave të vendit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button