☁️
Tiranë 15°C · Vranët 10 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.66 ▲0.19%
ARI 4,220 ▲1.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $82,650 ▲ +0.81% ETH $2,494 ▲ +0.53% XRP $1.4070 ▲ +1.29% SOL $109.7900 ▲ +0.08%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.66 ▲0.19 % ARI 4,220 ▲1.52 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.66 ▲0.19 % ARI 4,220 ▲1.52 %
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
10 Tet 2026
Breaking
Politika

Berisha: Do paraqesim hartën territoriale më të mirë në interes të qytetarëve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen e grupit parlamentar theksoi se partia që ai drejton do të paraqesë “hartën territoriale më të mirë në interes të qytetarëve”.

“Janë organizuar dëgjesa, në vlerësimin tim, të rëndësishme dhe të çmuara, ku shqiptarët kanë dëgjuar vlerësimet e tyre, vlerësimet e qytetarëve për pseudoreformën e Edi Ramës, e cila ishte e tëra në funksion të shpopullimit të Shqipërisë dhe farsës elektorale të qeverisë. Unë përshëndes anëtarët e komisionit, përshëndes qytetarët dhe i garantoj se ne jemi të vendosur të paraqesim, në përputhje me interesat e tyre, hartën më të mirë, ndarjen territoriale më në interes të qytetarëve”, tha Berisha, shkruan A2.

Më tej, u shpreh se kryeministri Edi Rama ka shuar çdo komunë malore.

“Dhe këtë na e bën të mundur plotësisht ekspertiza e jashtëzakonshme që ka Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale pranë Këshillit të Evropës, praktika shumë e pasur e vendeve evropiane, të cilat kanë komuna nga 80 banorë në 1 milion banorë. Dhe ky, që çdo epitet dhe çdo sharje e meriton, në vendin më malor të Evropës, shuajti çdo komunë malore. Në vendin me infrastrukturën me të prapambetur në Evropë, shuajti të gjitha komunat malore. I ra vizë 80 përqind të territorit të Shqipërisë. As Çubrilloviçi nuk do ta bënte këtë. Ndaj dhe unë e vlerësoj shumë punën me transparencë që po bëhet dhe dëgjesat që po organizohen”, theksoi Sali Berisha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.