☁️
Tiranë 15°C · Vranët 10 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.66 ▲0.19%
ARI 4,220 ▲1.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $82,590 ▲ +0.62% ETH $2,493 ▲ +0.32% XRP $1.4047 ▲ +0.84% SOL $109.7600 ▼ -0.2%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.66 ▲0.19 % ARI 4,220 ▲1.52 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.66 ▲0.19 % ARI 4,220 ▲1.52 %
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
10 Tet 2026
Breaking
Politika

Zvarritet sërish gjyqi për aferën Partizani, “bllokohet” dëshmia e ish-ministrit Pango! Seanca shtyhet më 8 qer

Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) u shty seanca për aferën “Partizani”, me të pandehur për korrupsion ish Kryeministrin Berisha dhe dhëndrin e tij Malltezi, i cili akuzohet edhe për pastrim parash.

Avokati i biznesmenit Fatmir Bektashi mungoi në gjyqin për aferën Partizani. SPAK ka kërkoi shtyrjen e seancës dhe u caktua më datë 8 qershor.

Sot ishin thirrur për të dëshmuar dy personazhe të rëndësishëm të dosjes, ish ministri i Sporteve në periudhën 2007-2009 Ylli Pango, dhe Drejtoresha e Sporteve atëherë në këtë dikaster, Violeta Shqevi.

Ish-ministri Pango deklaroi se nuk vjen dot në datë 8 qershor, pasi nuk ka kohë. GJKKO vendosi të thërrasë dhe 4 dëshmitarë të tjerë, përfshirë edhe Pangon dhe Shqevin. Nëse Pango nuk do të mund të paraqitet më datë 8, GJKKO do i caktojë një tjetër seancë.

Ata janë dëshmitarë të thirrur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), që synon të zbardhë se si të dy u vunë në dispozicion të urdhrave të Berishës për të bërë gjithçka për privatizimin e “Partizanit”, që dhëndri i Berishës Malltezi të ndërtonte 19 kulla dhe të përfitonte minimalisht 5.4 milionë euro.

Pjesa më e rëndësishme, që pritet të marrë vëmendjen në gjyq, është ndryshimi i ligjit për “Sportin” në vitin 2008, i cili lejoi privatizimin e ambienteve sportive për ish pronarët, madje duke lejuar edhe ndryshimin e destinacionit. Pra edhe ndërtimin e kullave.

Fillimisht ligji nuk lejonte privatizimin dhe dhënien me koncesion, në të dyja rastet pa iu ndryshuar destinacioni. Pango dhe dikasteri që ai drejtonte e ndryshuan ligjin, duke e ndaluar privatizimin, por disa muaj më vonë me ndërhyrje të Berishës bëhet një tjetër ndryshim ligjor.

Tashmë do të lejohej jo vetëm dhënia me koncesion por edhe privatizimi i plotë në favor të pronarëve, madje duke i dhënë të drejtën atyre që të ndryshonin destinacionin. Ashtu siç në fakt ndodhi në ambientet e ish klubit Partizani, ndërtimi i dhjetërave kullave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.