☁️
Tiranë 15°C · Vranët 10 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.66 ▲0.19%
ARI 4,220 ▲1.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $82,590 ▲ +0.62% ETH $2,493 ▲ +0.32% XRP $1.4047 ▲ +0.84% SOL $109.7600 ▼ -0.2%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.66 ▲0.19 % ARI 4,220 ▲1.52 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.66 ▲0.19 % ARI 4,220 ▲1.52 %
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
10 Tet 2026
Breaking
Sporti

Enis Çokaj transferohet në Gjermani, firmos për Bochum në Bundesligën 2

Enis Çokaj është lojtari më i ri VfL Bochum. Lajmi bëhet i ditur nga vetë klubi gjerman në kanalet e tij zyrtare. Çokaj është përforcimi i dytë i këtij ekipi, ku transferohet si lojtar i lirë nga Panathinaikosi.

Mesfushori 27-vjeçar i grumbulluar edhe nga Kombëtarja shqiptare, sezonet e fundit ishte huazuar nga Panathinaikosi te Levadhiakos, ku luajti 68 ndeshje zyrtare. Çokaj ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2028 me klubin e Bundesligës 2.

Enis Çokaj, i lindur në Koplik, ka hedhur hapat e parë në futbollin shqiptar, pastaj kaloi në Kroaci, te Lokomotiva e Zagrebit. Kalimi te Panathinaikosi ishte një hap i rëndësishëm për këtë futbollist sezonin 2022/23. Mesfushori ka luajtur 6 ndeshje me fanellën kuqezi.

“Ky klub ka një histori të veçantë dhe tifozë jashtëzakonisht entuziastë, kjo është arsyeja pse e dua futbollin. Që nga momenti i parë që dëgjova për interesin e këtij klubi, u ndjeva vërtet mirë”, – tha Çokaj.

Simon Zoller, drejtor i VfL Bochum 1848, për transferimin e futbollistit shqiptar u shpreh: “Kaluam një kohë të gjatë duke diskutuar me Enisin. Ai është një lojtar që nuk dorëzohet kurrë dhe zotëron atributet që na duhen për ADN-në tonë: shpirt luftarak, pasion dhe zemër në fushë, kohezion, përulësi dhe respect. Jemi të kënaqur që ai na ka zgjedhur dhe jemi të bindur se do të kontribuojë për një sezon të suksesshëm.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.