Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 92.83 ▲2.78%
ARI 4,439 ▼2.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,534 ▼ -2.56% ETH $2,076 ▼ -4.88% XRP $1.3751 ▼ -3.24% SOL $87.8800 ▼ -4.94%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 92.83 ▲2.78 % ARI 4,439 ▼2.5 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 92.83 ▲2.78 % ARI 4,439 ▼2.5 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Parlamentare

Berisha: Droga transportohet me makinat e OSHEE

Në fjalën e tij në sallën e Kuvendit ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sipas tij, lidhjet e kryeministri Rama me kanabisin. Sipas Berishës, droga kontrollohet nga Edi Rama dhe Saimir Tahiri.

Gjatë fjalës në sallën e Kuvendit, ish-kryeministri Berisha tha se droga transportohet nëpër Shqipëri me makinat e OSHEE-së.

“Pse do të merremi ne me fshatarin e thjeshtë që mashtrohet ?! A e dini ju sesi ka një njeri më të afërt se këmishën në vjedhje? Ardian Çela quhet, ai terroristi i OSHEE.

A e dini se makinat e OSHEE e transportojnë në katër anët e Shqipërisë drogën? A e dini ju?

A e dini se drogën e Kurveleshit e lëviz Saimir Tahiri?

E ka marrë përsipër transportin me Ardian Çelën, absolutisht po.

Të jeni të bindur që do të paguani një çmim shumë të shtrenjtë për këtë që po bëni?i Iku Riformato, erdhi Guido.

A e dini ju që ky Guido është në ndjekje penale? Ja ku e keni. A e dini se kryeskafisti e ka mbushur Shqipërinë me 150 lejë skafesh?

Sa drogë mendoni ju se është mbjellë në Shqipëri? Të paktën 20 milionë rrënjë. Minimumi. Po, po sot, Shqipëria, a e dini ju sa sms i ka dërguar Ymer Lalës ky zotëria?

Le të thotë vetë ai po deshi që s’i ka dërguar. I kontrollojnë shërbimet partnere të gjitha. Kjo ju djeg juve. Le ta mohojë po të dojë e të thotë se s’më ka dërguar asnjë mesazh dhe unë do të jap përmbajtjet e tyre pastaj”, – u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha.

Gjatë fjalës së tij ish-kryeministri Sali Berisha foli edhe për Albpetrolin.

“A e dini ju që 8 muaj më parë ka denoncuar 8 muaj më parë kryemafiozin Besnik Sulën se më ka kërcënuar me jetë në qoftë se në një miliardë vetë tregon interes për Ballshin? A e dini përgjigjen që dha zotëria? Pse, ministri i Brendshëm jam unë? Rama i dha familjarisht Besnik Sulës, rafinerinë e Ballshit duke bërë aferat më të ndyra.

Çfarë fshihet pas Bankersit? Është e detyruar qeveria ta apelojë se ishte veprim zyrtar, zuzar. Bankers fitoi dhe ju që e njihni atë, rrini me bisht në shalë dhe nuk e apeloni dot atë.

Po pse? Sepse është Besnik Sula dhe Edi Rama në mes. Sepse nuk bëhet asgjë tjetër përveçse punohet për fuqinë e ekzekutivit të interesave të tij”, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.