“Berisha duhej ta refuzonte vizën amerikane”, Manjani: Ja si do veproja po të isha në vendin e tij
Ylli Manjani bëri një analizë politike në “Now” lidhur me kryetarin e PD-së, Sali Berisha dhe vendimet e SHBA-së për çështjen non grata të kryetarit.
Sipas Manjanit, Berisha e ka çuar me kohë betejën politike dhe juridike përtej kufijve të Shqipërisë, duke u përballur direkt me Departamentin e Shtetit dhe lobimet ndërkombëtare.
“Opozita politike është ajo që ka qenë. Është absolutisht ajo që ka qenë. Numrat parlamentarë janë po ata që kanë qenë. Nuk ka ndryshuar asgjë, pavarësisht debateve të brendshme, veçanërisht brenda Partisë Socialiste, por sidoqoftë numrat janë aty sepse përballë rrezikut që mund të dalin në opozitë, edhe socialistët tregojnë solidaritet.
Të riskuarit më të mëdhenj në një opozitë reale do ishin socialistët me demokratët. U pa çfarë u pa, kaq ishin, kaq prodhojnë”, tha ai.
Manjani u shpreh se po të ishte ai në vendin e Berishës, do t’u përkushtohej tërësisht padive dhe proceseve gjyqësore në SHBA dhe Evropë për të pastruar emrin dhe për të goditur vendimin non grata me argumente ligjore.
“Republikanët në Amerikë janë në ditën e tyre më të zezë, s’dinë ku të fusin kokën, janë në një gropë të madhe. Nuk ka rëndësi. Fakti është që pas x vitesh, Sali Berisha do fitojë vizën, që mund të jetë ndoshta një lajm i mirë dhe për atë vetë personalisht. Mbase unë do gëzohesha shumë që të ishte një lajm i mirë për familjen e tij, që s’i kishte asnjë borxh me thënë të drejtën.
Por për Berishën vetë… unë vetë, po të isha Berisha e të merrja vizën, do t’i thosha Ambasadës Amerikane dhe amerikanëve: “Faleminderit shumë që ma dhatë, po unë s’vij!”. Ta refuzonte! Për aq sa i keni bërë opozitës shqiptare, për aq sa i keni bërë politikës shqiptare, për aq sa më keni bërë mua personalisht. “Po të isha Sali Berisha s’dua t’jua shoh më bojën!” – Ky ishte Sali Berisha që prisja unë, burri i shtetit! Ai është burrë pushteti si gjithë të tjerët, kështu që varet si i nevojitet atij”, u shpreh Manjani.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.