🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,581 ▲0.08%
DOW 46,534 ▼0.07%
NASDAQ 21,854 ▲0.06%
NAFTA 109.96 ▲9.83%
ARI 4,698 ▼2.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,885 ▼ -2.85% ETH $2,059 ▼ -3.53% XRP $1.2963 ▼ -4.43% SOL $78.7400 ▼ -5.93%
S&P 500 6,581 ▲0.08 % DOW 46,534 ▼0.07 % NASDAQ 21,854 ▲0.06 % NAFTA 109.96 ▲9.83 % ARI 4,698 ▼2.38 % S&P 500 6,581 ▲0.08 % DOW 46,534 ▼0.07 % NASDAQ 21,854 ▲0.06 % NAFTA 109.96 ▲9.83 % ARI 4,698 ▼2.38 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Politika

Berisha: Rama censuroi Nishanin, dështoi në bllokimin e Bashës

berisha-mbledhje1-320x214Ish-kryeministri Sali Berisha, duke komentuar vizitën e Atit të Shenjtë në Shqipëri, nuk ka mundur dot të shkëputet nga akuzat politike për kreun aktual të qeverisë, Edi Rama, për përpjekje të tij të censurimit të fjalës së Presidentit të vendit apo dhe aktit të dhënies së titullit “Qytetar Nderi” nga ana e kryetarit të bashkisë. Në një status të gjatë, Berisha shkon deri në fyerje personale ndaj Ramës teksa shkruan se “Shqipëria nuk do të mund ta kapitalizojë këtë, sepse këtu te ne, si në asnjë vend tjetër në Europë, Edvin Kristaq Rama është në një revansh skizoid për të marrë të gjitha pushtetet e vendit, dhe duke krijuar kështu njëlloj si Sekretari i Parë, modelin e babait se tij shpirteror, Enver Hoxha”. “Këto vlera të kësaj vizite historike, suksesin dhe madhështinë e saj, nuk e zbehin asnjë grimë disa qëndrime qesharake dhe përpjekje sharlataneske të Edi Ramës, si censurimi në mediat e tij të fjalës së Presidentit të Republikës, censurimi po në këto media, pasi dështoi në bllokimin e aktit të dorëzimit të Shenjtërisë së Tij nga kryetari i bashkisë të titullit ‘Qytetar Nderi i Tiranës’, porositë qesharake të tij, nëpërmjet Fugës, për të krahasuar veten me Berishën në vizitën e Papës Vojtilës, përpjekjet për mistrecllëqe në protokollin e Vatikanit etj. Pyetja më themelore që çdo qytetar i shtron vetes, se a do të jetë ky vend në gjendje të kapitalizojë mbështetjen e madhe të kësaj vizite në një të mirë për të gjithë shqiptarët, me keqardhje dua t’ju them se, ata që e besojnë këtë mund të zhgënjehen shumë shpejt. Kjo, sepse Edvin Kristaq Rama dhe neobllokmenët e tjerë, vizitën e Atit të Shenjtë e pritën me paradën e portreteve të Enverit në Gjirokastër dhe Pezë në prani të kryetarit të Parlamentit dhe gjysmës së qeverisë”, shkruan Berisha.

Propozimi

Doda: 21 shtatori, dita e martirëve të besimit

Deputetja e PD-së, Mesila Doda, propozon që 21 shtatori të shpallet si ditë historike dhe të martirëve. “U propozoj të gjithë kolegëve të mi të Parlamentit që të bashkohemi në iniciativën që të shpallim 21 shtatorin, ditën historike të vizitës së Papa Françeskut, si festë kombëtare dhe ditën e përkujtimit të martirëve të besimit. Le të jetë një ditë ku të bashkohemi me lutje për të përkujtuar martirët e besimit të diktaturës dhe t’i nderojmë së bashku pa vanitet, pa kotësira, pa dallime religjionesh, bindjesh politike a ndarjesh gjeografike. Le të jetë një ditë ku të reflektojmë për të shkuarën dhe të ardhmen”, shkruan demokratja Doda.

1 Koment

  • vlora 23 September 2014, 12:28

    Po ky I poshter mbeti tere jeten ... Plak I poshter me shume s'ke cfare I thua

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.