Ekonomia

BERZH nënshkruan Marrëveshjen prej Euro 30 milion për Ndarjen e Riskut me Union Bank

BERZH do të ndajë riskun e projekteve individuale në të  gjithë sektorët e ekonomisë duke garantuar një pjesë të ekspozimit të kredive të bizneseve korporate dhe SME të Union Bank.

Ndërmarrjet shqipëtare do të perfitojnë akses më të mirë në financim tashmë falë marrëveshjes  për Ndarjen e Riskut prej 30 milion eurosh që Drejtoresha  Rajonale për Europën Qëndrore dhe Juglindore e BERZH, znj. Charlotte Ruhe, ka nënshkruar këtë javë me Union Bank, një klient i hershëm i BERZH, sipas një njoftimi zyrtar të BERZH.

Nëpërmjet Marrveshjes së Ndarjes së Riskut, BERZH u ofron bankave partnere një skemë për Ndarjen e Riskut të financuar ose të pafinancuar në Dollarë Amerikan, Euro ose monedhë vendase, sipas së cilës BERZH merr përsipër pjesë të riskut të kredive të dhëna nga bankat partnere ndaj klientëvë që përmbushin kriteret.

Union Bank është banka e tretë në vend e cila i bashkohet Programit së Ndarjes së Riskut të BERZH. Kjo marrvëshje synon të ndihmojë bankat lokale të përmbushin nevojat për financim të korporatave dhe SMEs të suksesshme.

Ky bashkepunim është në linjë me strategjinë e  Union Bank për tu zgjeruar në mënyrë të qendrueshme në treg duke rritur kreditimin  ndaj SME-ve, në mënyrë që të plotësojë si nevojat më të larta të klientëvë të tyre të zgjedhur për financim si dhe të mbajë nën kontroll aktivet e ponderuara me rrezik. Shpesh herë, aftësia e bankave lokale për të mbeshtetur rritjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të cilat janë dhe shtylla kryesore e ekonomisë në vendet e Ballkanit Perëndimor, kufizohet si nga limitet e vendosursa nga Bankat Qendrore per ekspozimet e medha ashtu edhe nga politikat e tyre të brendshme që synojnë të menaxhojnë përqendrimin e portofolit të kredive.

Deri më sot, BERZH ka investuar rreth Euro 1.3 miliard në 91 projekte në Shqipëri, përfundon njoftimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button