☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 11 March 2026
S&P 500 6,755 ▼0.39%
DOW 47,318 ▼0.82%
NASDAQ 22,628 ▼0.3%
NAFTA 87.87 ▲5.3%
ARI 5,179 ▼1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
₿ CRYPTO
BTC $70,694 ▲ +0.61% ETH $2,068 ▲ +1.19% XRP $1.3996 ▲ +0.47% SOL $87.5900 ▲ +0.95%
S&P 500 6,755 ▼0.39 % DOW 47,318 ▼0.82 % NASDAQ 22,628 ▼0.3 % NAFTA 87.87 ▲5.3 % ARI 5,179 ▼1.2 % S&P 500 6,755 ▼0.39 % DOW 47,318 ▼0.82 % NASDAQ 22,628 ▼0.3 % NAFTA 87.87 ▲5.3 % ARI 5,179 ▼1.2 %
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
11 Mar 2026
Breaking
Breaking
Maqedonia

Besa: Nuk kemi asnjë lidhje me zhvillimet në RDK

Ka reaguar Lëvizja Besa ndaj deklaratës së Vesel Memedit nga RDK kinse Lëvizja Besa ndikon në politikat e brendshme të RDK-së për të prishur koalcionin me LR-PDSH-në, njofton Telegrafi.

Nga Lëvizja Besa shprehen”Pas prononcimit zyrtar të kryetarit të Rilindjes Demokratike Kombëtare për zhvillimet brenda kësaj partie, në të cilat ai e përfshin edhe Lëvizjen BESA, ndjejmë përgjegjësi para opinionit, para anëtarësisë sonë, por edhe para simpatizuesve të RDK-së, të shpjegojmë se akuzat e kryetarit të RDKsë për përfshirje të BESËS në ato zhvillime janë vetëm insinuata dhe shpifje të tij dhe nuk kanë asgjë të përbashkët me të vërtetën.

Megjithëse kjo nuk është hera e parë që neve na adresohen ofendime nga ai, kjo do të jetë hera e fundit që ne kemi treguar mirëkuptim ndaj tij. Nëse ai ka problem me Kryesinë e tij dhe nëse ata duan ta shkarkojnë ose jo, kjo është gjëja me të cilën BESA nuk merret aspak. Neve na vjen keq që kjo ndodhë në RDK, por më shumë se kaq nuk mund të bëjmë. Ndërkaq, për akuzat urrejtjendjellëse nuk mund të themi asgjë, pos të shprehim përsëri keqardhje dhe të konstatojmë se kjo nuk është çështje me të cilën merren subjektet politike.

Krejt në fund, ritheksojmë se Lëvizja BESA, ashtu si gjithnjë, mbetet e hapur për bashkëpunim me opozitën e mirëfilltë shqiptare, por këtë temë e kemi shtyrë deri në shpalljen zyrtare të zgjedhjeve, e ndërkohë për këtë e kemi autorizuar Këshillin Opozitar që të vazhdojë të komunikojë me ato subjekte për ta mbajtur gjallë frymën e bashkëpunimit.” thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa ndaj deklaratave të kreut të RDK-së, Vesel Memedi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.