🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,698 ▼0.76%
DOW 52,768 ▼0.17%
NASDAQ 26,331 ▼1.39%
NAFTA 99.10 ▲2.01%
ARI 4,073 ▼1.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,808 ▼ -2.3% ETH $2,411 ▼ -2.39% XRP $1.3279 ▼ -2.08% SOL $105.1500 ▼ -1.31%
S&P 500 7,698 ▼0.76 % DOW 52,768 ▼0.17 % NASDAQ 26,331 ▼1.39 % NAFTA 99.10 ▲2.01 % ARI 4,073 ▼1.86 % S&P 500 7,698 ▼0.76 % DOW 52,768 ▼0.17 % NASDAQ 26,331 ▼1.39 % NAFTA 99.10 ▲2.01 % ARI 4,073 ▼1.86 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

“Besa” që kërkojnë qytetarët nga kryeministri është zbatimi i ligjit

Nga Ola Xama

Edhe pse Policia e Shtetit nuk dha asnjë version se cili ishte shkaku i përplasjes me armë të dy binzesmenëve Vasil Bedinaj dhe Luan Muça, variantin zyrtar e mësuam nga autoriteti i ngarkuar me të gjitha detyrat publike: kryeministri.

Mbase për shkak të posteve të shumta që zotëron, KM duhet të ketë harruar që në vitin 2021 kompanitë në pronësi të biznesmenit Luan Muça, Delta sh.a dhe Dast ka marrë 3 herë statusin “investitor strategjik” për ndërtimin e resortit Delta Falaise & Village dhe Banyan Tree Hotel. Një prej vendimeve miraton dhënien e 232 mijë m2 pronë shtet me vlerën 1 euro për 99 vjet shoqërisë Delta në zonën kadastrale 1481 në Palasë, tokë për të cilën pretendohet se ka ndodhur përplasja. Autoriteti që ka miratuar këtë status të veçantë është Komiteti i Investimeve Strategjike i cili drejtohet nga Edi Rama.
Po në vitin 2021, Këshilli Kombëtar i Territorit i cili gjithashtu drejtohet nga kryeministri Edi Rama ka miratuar lejen e ndërtimit për fazën e parë të projektit Delta Falaise & Village dhe lejen e zhvillimit për hotelin Banyan Tree. Në të dyja rastet, si në miratimin e lejes së ndërtimit edhe të statusit “investitor strategjik”, aplikuesi duhet të jetë i pajisur me dokumentacion pronësie ose të shoqërojë kërkesën me marrëveshjet e lidhura me pronarët e truallit që do të zhvillojë. Përsa kohë pretendimi për tokën ka qënë nga disa palë, dokumentat e pronësisë kanë qënë Akte të Marrjes së Tokës në Pronësi dhe jo çertefikata pronësie, si është e mundur që autoritetet kanë miratuar vendimet në fjalë?
Pa i hyrë moralit nëse është etike apo jo që biznesmenë të rëndësishëm të vendit të shfaqen si gangsterë duke u zënë me armë, pa diskutuar paradoskin logjik që i jep priviligje në emër të zhvillimit të turizimit pikërisht atyre që trembin turistët, pyetja thelbësore lidhet me përgjegjësinë e shtetit dhe rrugës së ndjekur për të zhvilluar dhe menaxhuar asetet publike:
– Statusi “investitor strategjik” dhe lejet e zhvillimit dhe ndërtimit janë miratuar pa ndodhur regjistrimi fillestar në zonë- duke i dhënë përparësi investitorit privat mbi çdo palë pretendente për tokën;
– Leja e zhvillimit për projektin Delta Falaise është miratuar në kufi të monumentit natyror Delta e Përroit të Palasës dhe ajo Banyan Tree në afërsi të monumentit Shpella e Piratëve, pa patur studim mjedisor;
– Vendimi për shpronësim i marrë në më pak se 24 orë nuk qartëson as faturën financiare se sa do të paguajë buxheti i shtetit, as analizë se nga do të hiqen këto para dhe as nuk sqaron nëse për shpenzimet e ndërtimit të deritanishëm nga ana e privatit do të ngarkohen taksapaguesit.
“Besa” që kërkojnë qytetarët nga kryeministri është zbatimi i ligjit dhe jo fletushka e fjalë që përhap sa herë pushteti ndjen tronditje!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.