⛅
Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 101.06 ▼2.94%
ARI 3,905 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,532 ▲ +0.95% ETH $2,297 ▲ +1.34% XRP $1.2560 ▲ +0.52% SOL $95.1000 ▼ -0.54%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 101.06 ▼2.94 % ARI 3,905 ▲0.15 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 101.06 ▼2.94 % ARI 3,905 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Kronika

Flakët masive përhapen në 6 fshatra të Fierit, evakuohen disa familje! Prokuroria nis hetimet: Dyshohet për zjarrvënie të

Një zjarr i përmasave të mëdha, i nisur në fshatin Fermë Çlirim, është përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë drejt Radostinës dhe disa fshatrave përreth, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme toke, bimësie, si dhe disa banesa e biznese.

Për shkak të rrezikut të drejtpërdrejtë për jetën e qytetarëve, shërbimet e policisë kanë ndërhyrë me urgjencë në terren.

Përmes një njoftimi zyrtar, autoritetet konfirmuan se “shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë për evakuimin e disa familjeve nga zonat e rrezikuara, duke garantuar sigurinë e banorëve dhe duke marrë masa për shmangien e pasojave më të rënda”.

“Për shkak të erës së favorshme për flakët, vatra e zjarrit është shtrirë në një perimetër të gjerë që përfshin fshatrat Fermë Çlirim, Radostinë, Levan, Peshtan i Vogël, Frakull dhe Zhupan. Në operacionin për izolimin e vatrës janë angazhuar trupat e Komisariatit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, shërbimet zjarrfikëse, Forcat Kombëtare të Sigurisë (FKS), si dhe strukturat e emergjencave civile”, bën me dije policia.

Dhe më tej sqaron se po heton edhe Prokuroria, pasi dyshohet për piromani:

“Paralelisht me aksionin në terren, kanë nisur edhe hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Policia bëri me dije se “grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit, dokumentimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorit, nëse zjarri rezulton të jetë shkaktuar nga veprime të kundërligjshme”.

Në përfundim, Drejtoria Vendore e Policisë Fier u bëri thirrje qytetarëve të shmangin djegien e mbetjeve bimore dhe të denoncojnë çdo rast të dyshimtë në numrin 112.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.