☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 04 September 2026
S&P 500 7,718 ▼0.39%
DOW 53,406 ▼0.52%
NASDAQ 26,509 ▼0.28%
NAFTA 91.59 ▲0.32%
ARI 4,472 ▼1.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030
₿ CRYPTO
BTC $79,629 ▼ -1.98% ETH $2,451 ▼ -2.45% XRP $1.3997 ▼ -4.27% SOL $101.6900 ▼ -3.32%
S&P 500 7,718 ▼0.39 % DOW 53,406 ▼0.52 % NASDAQ 26,509 ▼0.28 % NAFTA 91.59 ▲0.32 % ARI 4,472 ▼1.51 % S&P 500 7,718 ▼0.39 % DOW 53,406 ▼0.52 % NASDAQ 26,509 ▼0.28 % NAFTA 91.59 ▲0.32 % ARI 4,472 ▼1.51 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030
04 Sep 2026
Breaking
Maqedonia

Katër kandidatura për kryetar të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit

Katër kandidatura për kryetar të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OJO GOKK) kanë mbërritur në Këshillin e Prokurorëve Publikë, ndërsa afati për aplikim përfundon këtë fundjavë. Deri të hënën do të priten edhe kandidaturat e dërguara me postë, konfirmoi për Telma kryetari i Këshillit, Bashkim Besimi.

Prokurorja e OJO Shkup, Lidija Rаiçeviq, prokurorët Iskra Haxhi Vasileva dhe Faton Azizi, si dhe prokurori i Prokurorisë së Lartë Publike, Jove Cvetanovski, janë aktualisht në garë për postin.

Cvetanovski së fundmi u propozoi gjykatësve të Apelit që të konfirmojnë aktgjykimin lirues për Nikolla Gruevskin në rastin “Talir 2”. Ai gjithashtu “ringjalli” rastin “Mazuti”, për të cilin OJO GOKK kishte mbyllur hetimin.

Vendimin për ndërprerjen e hetimit, kryeministri e cilësoi si skandaloz, ndërsa pati edhe kritika nga OBRM-PDUKM në pushtet ndaj drejtuesit të atëhershëm të prokurorisë, Islam Abazi, dhe prokurores së lëndës, Kolareviq.

Cvetanovski u rikthye në punën me lëndët pasi Këshilli i Prokurorëve Publikë, në mars të këtij viti, ia hoqi masën disiplinore dhe pezullimin, duke e kthyer çështjen sërish te Komisioni Disiplinor për rishqyrtim.

Prokuroria e Shtipit ka ngritur edhe aktakuzë ndaj tij për keqpërdorim të pozitës zyrtare lidhur me shpërndarjen e lëndëve, por edhe pas një viti aktakuza ende nuk është shqyrtuar. Ai akuzohet së bashku me ish-shefin e tij, Mustafa Hajrullahi.

Lënda është duke kaluar vazhdimisht ndërmjet Gjykatës Themelore në Shtip dhe Gjykatës së Apelit në Shtip.

Mbrojtja kishte kërkuar veçimin e provave, por Gjykata Themelore nuk e kishte pranuar kërkesën. Pas ankesës së mbrojtjes, gjykata më e lartë kishte vendosur në favor të mbrojtjes dhe e kishte shfuqizuar vendimin. Gjykata Themelore më pas kishte marrë sërish të njëjtin vendim, duke mos pranuar veçimin e provave. Mbrojtja përsëri u ankua në Apelin e Shtipit.

Nga atje i kanë thënë Telmës se, pasi e kanë pranuar lëndën më 20 gusht, e kanë dërguar për mendim në Prokurorinë e Lartë Publike në Shtip dhe ende nuk kanë marrë përgjigje.

Cvetanovski, nga ana tjetër, thotë se Komisioni Disiplinor ka marrë vendim lirues dhe nuk ka konstatuar përgjegjësi disiplinore ndaj tij. Sa i përket aktakuzës, ai thotë se ajo nuk përbën pengesë për kandidaturën e tij.

“Aktakuza nuk është e formës së prerë dhe nuk është pengesë. Ajo aktakuzë është ngritur mbi bazën e çështjes disiplinore dhe dihet pse është bërë”, tha Jovan Cvetanovski, prokuror në Prokurorinë e Lartë Publike në Shkup.

Raiçeviq ishte kandidate edhe për postin e Prokurorit Publik të Shtetit. Ajo ka drejtuar lëndët për vrasjen e Pino Sekondos, rastin “Rover” kundër Ljube Boshkovskit, “Erasmus”, ndërsa aktualisht merret edhe me rastin “Zhan Mitrev”.

Haxhi Vasileva është aktualisht në qendër të vëmendjes së publikut për rastin kundër gjyqtarit Gjoko Ristov. Ajo ka drejtuar edhe rastin “Zhan Mitrev”, para se t’i hiqeshin kompetencat, si dhe rastin “Oriental”.

Azizi është prokuror në rastet “Aditiv”, FFM, “Botoks”, si dhe në rastin kundër ish-kryetares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Tatjana Dimitrovska.

Kryetari aktual i OJO GOKK-së, Islam Abazi, së fundmi njoftoi se nuk do të kandidojë për një mandat të ri.

28 tetori është dita kur prokurorët do të mund të votojnë drejtpërdrejt, përmes zgjedhjeve, për kryetarin e ri të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.