Politika

Besimtarët katolikët festojnë sot Pashkët, ringjalljen e Jezu Krishtit

Besimtarët katolikë festojnë dhe kujtojnë sot një nga momentet më të rëndësishëm të besimit, ringjalljen e Krishtit.

Edhe pse këtë vit për shkak të pandemisë COVID-19 në meshën e organizuar në katedralen e Shën Palit në Tiranë nuk ndodhej asnjë besimtar, ata i kryen ritualet e lutjes nga shtëpia.

Në mesazhin e tij të urimit drejtuar besimtarëve Arqipeshkvi i Metropolitanës Tiranë-Durrës, George Frendo, theksoi se “ngjallja e Krishtit na frymëzon atë shpresë për të cilën ne, si individë dhe si popull, kemi aq shumë nevojë sot. Dhe shpresa lind kurajë. Prandaj mos të shkurajohemi edhe në këtë situatë të tensionuar të cilën po përballojmë në këtë moment”.

Pashka është festa më e madhe në kalendarin liturgjik. Besimtarët katolikë kremtojnë sot Pashkët, ku gjatë drekës mblidhet e gjithë familja, me një tryezë të mbushur plot me gatimet më të mira, për festuar ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit të tij.

Besimtarët katolikë mbajnë kreshmë për 40 ditë, duke kufizuar ngrënien e disa ushqimeve në kujtim të Jezu Krishtit, i cili, ia doli të mos dorëzohej dhe të qëndronte pa ngrënë dhe pirë për 40 ditë duke e privuar veten nga produktet shtazore.

Ky agjërim nis që nga e mërkura e përhimtë dhe mbaron të dielën e Palmave, periudhë e cila kujton 40 ditët e kaluara në shkretëtirë nga Jezu Krishti në lutje dhe agjërim.

Te premten Krishti kryqëzohet e më pas ndodh mrekullia, ai ringjallet. Në këtë festë nuk mungon simboli i saj, veza e Pashkës.

Pashka festohet nga shumë besimtarë katolikë në shumë vende të botës.Kjo është një ditë për të festuar me miqtë dhe për të kujtuar Lavdinë e Zotit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button