☁️
Tiranë 15°C · Vranët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,007 ▼ -0.17% ETH $2,054 ▼ -0.61% XRP $1.3158 ▼ -0.24% SOL $80.2700 ▲ +0.35%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Politika

Beteja për Tiranë, përballen Erion Veliaj e Halim Kosova

[poll id=”14″]Erion Veliaj dhe Halim Kosova do të jenë dy emrat që do të përballen në garën për Bashkinë e Tiranës. Dy emrat u prezantuan thuajse në të njëjtën kohë nga krerët e partive, përkatësisht Edi Rama dhe Lulzim Basha.

“Kemi finalizuar edhe procesin e Tiranës. Për këtë do të flasim edhe më gjatë. Por shkurtimisht kandidati ynë për Tiranën do të jetë Erion Veliaj.”- tha kryeministri Rama, njeherazi kryetari i Partisë Socialiste në një dalje të shkurtër për mediat pas takimit që ka zhvilluar me deputetët e PS në ambientet e selisë rozë.

Ndërsa Partia Demokratike ka shpalluar zyrtarisht Halim Kosovën, si kandidatin e opozitës për Bashkinë më të madhe në vend, atë të Tiranës. Dr. Halim Kasova nuk është prezantuar në selinë e Partinë Demokratike, por tek lulishtja përballë Muzeut Kombëtar, për të ruajtur profilin e tij jopartiak dhe të pëlqyer nga qytetarët. Muajt e fundit të mandatit të qeverisë Berisha, Halim Kosova mbajti postin e ministrit të Shëndetësisë ndërsa për shumë vite ishte drejtor i spitalit “Mbretërsha Geraldinë”.

Basha: Qytetarët e Tiranës donin një mjek, jo një politikan
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, theksoi se qyteti i Tiranës kërkon “një përqasje dhe një përkushtim të ri” dhe për këtë arsye, kandidati i PD-së do të jetë një mjek e jo një politikan. “Sot, i jap zë një ndjenje konsensusi të përgjithshëm që ka rrokur të djathtë e të majtë. Njoftoj një vendim që nuk i takon vetëm PD-së, por është zëri i mijëra qytetarëve të cilët kanë vendosur t’i besojnë qytetin e tyre një përqasjeje dhe përkushtimi të ri, që vjen duke zgjedhur një mjek dhe një politikan. Një njeri që i ka shërbyer qytetarëve dhe që ka luftuar klientelizmin: Halim Kosova”, deklaroi Basha.

Halim Kosova: E di që duhet punë, do përvesh mëngët
“Falenderoj Partinë Demokratike që më kandidoi, falenderoj strukturat dhe qytetarët e Tiranës. E di sa punë duhet për ndryshimin, por jam i bindur dhe besoj që çdo njeri që ka mundësi të kontribuojë, duhet të punojë për ta çuar Tiranën tonë të dashur aty ku duhet”, tha kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës”, tha Halim Kosova.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.