🌦️
Tiranë 14°C · Rrebesh i lehtë 13 May 2026
S&P 500 7,444 ▲0.58%
DOW 49,693 ▼0.14%
NASDAQ 26,402 ▲1.2%
NAFTA 101.24 ▼0.92%
ARI 4,700 ▲0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $79,670 ▼ -1.24% ETH $2,263 ▼ -0.92% XRP $1.4242 ▼ -1.09% SOL $91.2800 ▼ -3.61%
S&P 500 7,444 ▲0.58 % DOW 49,693 ▼0.14 % NASDAQ 26,402 ▲1.2 % NAFTA 101.24 ▼0.92 % ARI 4,700 ▲0.29 % S&P 500 7,444 ▲0.58 % DOW 49,693 ▼0.14 % NASDAQ 26,402 ▲1.2 % NAFTA 101.24 ▼0.92 % ARI 4,700 ▲0.29 %
EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078
13 May 2026
Breaking
Maqedonia

Bilalli: Qeveria mashtron, integrimi varet nga ne, jo nga Sofja

Duke e komentuar qortimin që ministri i Jashtëm Timço Mucunksi ia bëri homologes së tij bullgare, profesori Mersell Bilalli në intervistën për Alsat theksoi që diplomacia nuk funksionon me qortime. Sipas Bilallit, bota nuk ka kohë të merret me atë çfarë mendon lidershipi në Maqedoni.

“Ato qentë e mëdhenj vinin, kishin vapë rrinin qetë nuk lehshin, ato të vegjlit sapo vinin vetëm lehnin. Pra logjika e atij të voglit i cili mendon se është i rrezikuar, gjithë janë kundër atij, mendon se gjithë bota duhet të flet me fjalorin të cilin këto e kanë në kokë. Por bota është e lirë, nuk ka kohë të mendojë çfarë mendon estabilishmenti i Maqedonisë, cilën e kanë inate si retorikë e cilën e preferojnë. Nuk merret bota me atë. Ndoshta vizitat ato vizitat e caktuara, iu japin ato instruksione mos shkoni se këto janë si spec djegës dhe kur i përmendni këto dalin prej kontrollit të mendjes, por ajo nuk është normale në diplomaci”, tha Bilalli.

Sipas tij, zhbllokimi i rrugës evropiane nuk varet nga Sofja, por nga vetë Maqedonia e Veriut.

“Nuk është problemi i Sofjes. Qeveria ka mashtruar vite ne radhë se në Bullgari nuk kemi pushtet stabil dhe gjithmonë janë në zgjedhje dhe ne nuk jemi fajtorë. E kemi blerë kohën a është ashtu? Ja tash ka ardhur një pushtet shumë stabil gati me dy të tretat edhe pak mungon, por me koalicion i ka dy të tretat. E çka bëjmë tash a e zgjidhim problemin? Pra nuk është problem i Bullgarisë, problemi është obligimet që i kemi marrë nga Këshilli Evropian”, tha Bilalli. /Alsat.mk.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.